E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro zbret nen 138 leke

Monedha vendase ka mbyllur një javë mjaft pozitive kundrejt monedhës europiane, duke regjistruar një tjetër vlerësim në mbyllje të javës. 
Euro ka zbritur nën kuotën e 138 lekëve, një nivel ky i paarritur për disa muaj rresht, që konfirmon rënien e kërkesës për valutën e përbashkët europiane në tregun vendase. Euro e ka nisur javën në kuotën e 138.02 lekë dhe e ka mbyllur në 137.97 lek, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se ditën në vazhdim do të sjellin një dobësim të mëtejshëm të saj.
Rritja e numrit të turistëve në vend është shkaku kryesor që ka rritur kërkesën për monedhë vendase duke e vlerësuar kundrejt euros.
Por krejt e kundërta ka ndodhur me monedhën amerikane. Dollari ka regjistruar një nga javët më të mira në tregun vendas të këmbimit valutor duke kaluar kufirin e 111 lekëve, nga 109.21 lekë që e nisi javën. Forcimi i monedhës amerikane pritet të vazhdojë përgjatë gjithë stinës së nxehtë si pasojë e dobësimit të euros dhe përmirësimit të pozitave të tij në bursat ndërkombëtare. Ekspertët kanë paralajmëruar tashmë se gjatë javëve në vazhdim dollari mund të kalojë kuotën e 115 lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›