Ndihmat bllokohen në rrugë, s`kalojnë as nga ajri dhe as nga toka
Kur veriu i Shqipërisë po përjeton situatën më të vështirë nga izolimi, drejtori i rezervave të shteti thotë se po bëhen të gjitha përpjekjet për të furnizuar me ushimet bazë komunat e bllokuara. Alarmi "SOS" i komunave veiore dhe verilindore te Shqipërisë po shtohet dita ditës, ndërkohë që moti me shi dhe erë të fuqishme po ndërpret furnizimin në rrugë ajrore, pra me helikopter.
Brenda 48 orëve janë dërguar rreth 450 pako ushqime, por vetëm me kamion dhe vetëm në zonat ku akset janë të kalueshme për kamionet e Ushtrisë. Hysen Arapi, Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave të Shteti thotë se në mesnatë kamionët arritën deri në Fushë Bulqizë.
Hyseni thotë se fshatrat e Tropojës kanë kërkuar ndihmë. Edhe në këtë rast, kur moti është jo favorizues, jane nisur 2 kamionë në mëngjes.
Sipas Arapit, shteti ka rezervat me ushime, të cilat do tu shkojnë familjeve që janë të izoluara. Kërkesat janë në rritje deri në momentin kur reshjet e dëborës vazhdojnë të mbajnë të ngujuar në shtëpitë e tyre mijëra banorë. Por që këto ushime të shkojnë drejt destinacioneve, prefekturat duhet të shpallin në Ministrinë e Brendshme dhe në atë të Mbrojtjes gjendjen e emergjencës.