E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, 26 akse rrugore të bllokuara

Përkeqësimi i situatës së motit ka shtuar numrin e akseve të bllokuara në të gjithë vendin. Sipas të dhënave nga shërbimet e Policisë Rrugore sot janë bllokuar gjithsej 26 akse rrugore, për shkak të reshjeve të reja të dëborës të rënë gjatë natës së mbrëmshme. Në qarkun e Kukësit aksi B.Curri - Valbonë, Krumë - B. Curri , Kukës - Topojan , Ujmisht - Lusen - Bushtricë - Kala e Dodës, Shëmri - Qafë Shllak, Topojan - Shishtavec janë të pakalueshme. Në qarkun Dibër aksi Bulqizë - Shupenzë - Ostren, Krastë - Bulqizë, Peshkopi - Sllovë - Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, Peshkopi - Muhurr - Arras , Arras - Zall Dardhë - Reç, Steblevë - Librazhd , Arras - Lurë janë të pakalueshme. Në qarkun Shkodër aksi Qafë Çelë - Pukë - Fushë Arrës, Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak, Fushë Arrës - Gjegjan - Shpal, Koplik - Razëm, Bogë - Theth, Selcë - Vermosh, akset në drejtim te Dukagjinit , Qafë Mali - Dardhë - Fierz, Fushë Arrës - Iballë janë të bllokuara totalisht. Në qarkun Lezhë aksi Mirditë - Shpal - Fushë Arrës dhe në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme, kurse në elbasan aksi Librazhd - Bulqizë eshte i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi. Në qarkun Korçë aksi rrugor Boboshticë - Dardhë dhe aksi rrugor Korçë - Voskopojë, ashtu si Korçë - Ersekë - Leskovik dhe Korçë - Goricë, ndonëse po punohet për hapjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›