Wachtel Letersia do te sheshoje mosmarreveshjet ne rajon

Letersia do te mund te sheshoje mosmarreveshjet ne rajon. Keshtu eshte shprehur kreu i jurise se festivalit per letersine Ballkanika 2010 Andrey Wachtel i ftuar ne studion e Ora Live. Sipas tij letersia eshte nje ure lidhese per Ballkanin dhe mund te sheshoje diferencat ne rajon.
Wachtel duke dhene edhe sqarime me menyren e organizimit te festivalit theksoi se anetaret e jurise do te jene nje perfaqesues nga cdo shtet i Ballkanit te cilet do te vleresojne edhe cilesine e librave.
Nderkohe edicioni i 12-te i konkursit letrar ballkanik per vepren me te mire letrare per vitin 2009-2010 do te organizohet ne Shqiperi.
Ne jurine ballkanike Shqiperia do te perfaqesohet nga Diana Culi. Juria shqiptare do te listoje romanet e botuara ne gjuhen shqipe nga autore shqiptare gjate dy viteve te fundit.
Ne fazen e pare do te perzgjidhen 10 romanet me te mira qe do te vazhdojne konkurrimin te cilat do te behen publike. Ne fazen e dyte do te percaktohen 3 romanet konkurruese dhe prej tyre do te percaktohet romani dhe autori qe do ti paraqiten jurise nderkombetare per te perfaqesuar Shqiperine dhe per te konkurruar per fitimin e titullit te romanit me te mire te Ballkanit.