Mauritania do të njohë së shpejti Kosovën
Nju Jork -Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni ka vazhduar serinë e takimeve, kryesisht me përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Në këtë vazhdë, ministri Hyseni ka pasur një takim të frytshëm me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Republikës Dominikane nё Organizatёn e Kombeve tё Bashkuara, Ambasadorin Crispin S. Gregoire. Ambasadori ka theksuar se, “ne e njohim tё drejtёn e popullit tё Kosovёs pёr vetёvendosje dhe pёr tё pasur vendin e tyre në familjen e kombeve të lira”.
Nё takimet e radhës së ministrit Hyseni në Nju- Jork, ka qenë edhe ai me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Katarit nё Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Nassir Abdulaziz Al-Nasser.
Ambasadori Al-Nasser, nga ana e tij, u zotua se do t’i rekomandojё Qeverisё sё tij qё tё shqyrtojё sa mё parё njohjen e Kosovës.
Po ashtu, Hyseni ka pasur njё takim shumё pёrmbajtёsor edhe me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Tunizisё nё Kombet e Bashkuara, Jalel Snoussi. Në këtë takim ёshtё diskutuar pёr zhvillimet mё tё fundit nё dhe rreth Kosovёs. Nga ana e tij, pёrfaqёsuesi i Tunizisё ka thёnё se, do t’i informojё autoritetet e vendit tё tij pёr kёrkesёn pёr njohje dhe pёr tё arriturat mё tё fundit tё Kosovёs.
Në takimin që Ministri Hyseni ka pasur me pёrfaqёsuesin e Libanit nё Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Nawaf Salam, e ka falënderuar atë pёr mbёshtetjen e Kosovёs dhe pёr votimin e fundit nё favor tё rezolutёs pёr Kosovёn tё Organizatёs sё Konferencёs Islamike. Ambasadori Salam, ka theksuar se, Libani do tё vazhdojё tё mbёshtesё Kosovёn dhe ёshtё shprehur se Qeveria e Libanit ёshtё nё kёrkim tё momentit pёr njohje.
Nё takimin me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Mauritanisё nё Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Abderrahim Ould Hadrami, Ministri Hyseni ka ripёrsёritur edhe njё herё thirrjen pёr njohjen e Republikёs sё Kosovёs.
Ambasadori Ould Hadrami ka konfirmuar pranimin dhe pёrcjelljen e letrёs sё 3 shkurtit Qeverisё sё tij, pёrmes tё cilёs Ministri Hyseni ka kёrkuar njohjen e Republikёs sё Kosovёs nga Qeveria e Mauritanisё. Ambasadori Abderrahim Ould Hadrami ka theksuar se, Mauritania shumё shpejt do tё marrё vendim pёr kёrkesёn pёr njohje, duke shtuar se, “nuk do tё befasoheni me pёrgjigjen”.
Ministri Hyseni po ashtu, gjatë ditës së tretë të vizitës së tij në Nju- Jork ka takuar, gjithashtu, edhe pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Afrikёs sё Jugut nё Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Baso Sangqu. Ambasadori i Afrikёs sё Jugut e ka siguruar Ministrin se do t’ia transmetojё kёrkesёn pёr njohje dhe tё gjithё informacionin Qeverisё sё tij, dhe ka thёnё se, Afrika e Jugut ёshtё duke i pёrcjellё nga afёr zhvillimet nё dhe rreth Kosovёs.