Kuvendi miraton pr/ligjin për anëtarësim në FMN
Prishtinë -Kuvendi i Kosovës miratoi në parim, me procedurë të veçantë, projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Organizatat e Grupit të Bankës Botërore. Ministër i Financave Ahmet Shala, tha se projektligji do t’i mundësojë Kosovës stabilitet fiskal dhe qëndrueshmëri ekonomike.
Kuvendi pasdite pas shqyrtimit të dytë pritet ta miratojë në tërësi këtë projektligj. Me procedurë të përshpejtuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, miratuan sot ligjin për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Organizatat e Grupit të Bankës Botërore.
Pas miratimit në parim, Kuvendi pasdite, miratoi ligjin në tërësi me disa rekomandime të komisionit për buxhet dhe financa të cilat i prezantoi deputeti Gani Koci. Në seancën e pasdites në të cilën mori pjesë edhe shefi ekzekutiv i FMN-së, deputetët me 79 vota e kaluan në shqyrtim të dytë projektligjin në fjalë. Ahmet Shala, ministër i Financave tha se projektligji në fjalë do t’i mundësojë Kosovës stabilitet fiskal dhe qëndrueshmëri ekonomike.
Sipas Shalës me qëllim që Kosova të arrijë në qershor të jetë edhe pjesë e Bankës Botërore, ligji duhet të miratohet me procedurë të përshpejtuar. FMN-ja i ka bërë ftesë zyrtare Kosovës për anëtarësim, ku 138 vende e kanë përkrahur Kosovën për të qenë anëtare e FMN-së. Qeveria ka kërkuar nga këto shtete që ta mbështesin Kosovën edhe për anëtarësim në BB. (rtk/start)