Permiresohet situata ne HEC-e
Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën në HEC-e Sipas të dhënave më të fundit nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, niveli në liqenin e Fierzës është 294.86 metra dhe prurjet arrijnë deri në 300 metër kub në sekondë. Në kushte të përmirësuara hidrike, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare është duke menduar të nisë eksportin e energjisë drejt vendeve të rajjonit, për të përmirësuar në këtë mënyrë edhe gjendjen financiare të kompanisë.
Ndërkaq, sipas të dhënav të paraditës Niveli në liqenin e Komanit është aktualisht në 170 metra, ndërsa në liqenin e Vaut të Dejës është 73 metra. Prurjet anësore në këto dy liqene paraqiten të larta, duke bërë që hidrocentralet të prodhojnë energji pa ndërprerje në kapacitete maksimale. Në total konsumi i energjisë në vend aktualisht arrin në më pak se 18 milionë kilovatorë në ditë.
KESH po prodhon diku më tepër se 8 milionë kilovatorë energji në ditë për të mbuluar nevojat e vendit dhe pjesa tjetër po sigurohet nga “CEZ Shpërndarje” me anë të importit. Vendi gjatë këtij viti ka kaluar një periudhë të vështirë përsa i përket sigurimit të energjisë duke ndikuar direkt në performancën e ekonomisë. Dimri dhe thatësira e tejzgjatur bënë që nevoja për konsum energjie të arrinte shifra rekord, deri në 26 milionë kilovatorë në ditë, duke detyruar qeverinë që të rishikonte fondet për importin e energjisë nga ana e KESH-it.