“Wanted” Opozita!
Martin Leka
Nëse deri dje mund të dukej surreale apo një shaka cinike, të kërkosh të gjesh opozitën sot është diçka reale. Ata që votojnë sidomos (e kam fjalën vetëm për votuesit e majtë, të opozitës, pasi të djathtët e kanë vënë kësulën mënjanë) janë ende nën presionin që ushtron tek ta konfuzioni që vjen si rrjedhojë e shmangies së ideve përfaqësuese nga forca politike të cilës ata i besojnë (në rastin konkret nënkupto PS-në).
Ky lloj konfuzioni e paqartësie ka ardhur më së shumti pas “konsensusit të madh”, të paparë ndonjëherë, mes dy forcave politike rivale (armike gjer dje përsa i përket fjalorit të dyanshëm) lidhur me ndryshimet që iu bënë Ligjit Themeltar të Shtetit, Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Opinionet jashtëpartiake, të paanshme e profesionale, intelektuale gjithashtu, kanë konverguar pothuajse të gjitha në një pikë: që të gjitha ndryshimet kushtetuese (përjashto ato që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, megjithëse edhe këtu ka vend për dyshime) kanë qenë të pakonsultuara, të ngutëshme, aspak të domosdoshme, regresive për demokracinë.
Përtej opinioneve të shprehura se këto ndryshime janë në favor të pushtetit të dy njerëzve, Berishës e Ramës, dy liderëve respektivë e dy pushtetarëve më të fuqishëm (njëri kryeministër e tjetri kryetar i bashkisë më të madhe në vend), komentet shkojnë dhe duhet të shkojnë përtej këtij opinioni të përgjithshëm. Fakti që të dy liderët e forcave respektive, PD e PS, devijuan qartësisht nga deklaratat e bujshme e publike për zgjedhjen e Presidentit nga populli, tregon jo vetëm mungesë luajaliteti nga ata, por edhe serioziteti e integriteti politik. Më shqip, kjo për votuesit respektivë quhet mashtrim.
Të mashtruar prej liderëve të tyre, tek të dy grupet ndjehet thellësisht dallimi që ka të bëjë jo me filozofinë politike, por me prakticizmin. Të mashtruarit e Berishës, duke qenë dhe duke e ndjerë veten në pushtet, nuk e vrasin shumë mendjen pikërisht për shkak të pushtetit që posedojnë (apo mendojnë se posedojnë). Krejt ndryshe është situata në kampin tjetër. Të mashtruarit nga lideri rishtar i socialistëve, ata ndjehen të shokuar e mosbesues. Pa u thelluar shumë, ata e përkthejnë këtë si një nder që Rama i bën Berishës për interesa të pushtetit të tij të nesërm. Në këtë situatë, sa më shumë qartësohen ata lidhur me lëvizjen e madhe që ka bërë partia e tij, aq më shumë humbasin tek ata “hormonet” e opozitarit, pasi më parë këto “hormone” i humbi vetë lidershipi i socialistëve.
Sepse sa më shumë të shkojë lideri në çdo fshat e komunë, aq më konfuz bëhet një socialist, i cili nuk di të bëjë dallimin mes deklaratave të lidershipit dhe qëndrimeve konkrete. Si mund të orientohet një socialist opozitar kur ditën i thua se “kjo është qeveria e Gërdecit; kjo është qeveria më e korruptuar në Evropë; kjo është qeveria më e paaftë që ka njohur historia; kjo është qeveria më kriminale; kjo është qeveria e papunësisë dhe mjerimit…” dhe në darkë vonë voton për çimentimin e pushtetit të kësaj qeverie?!
Në këtë situatë të një “opozite të rrejshme”, të majtët duket se janë në kërkim të një tjetër opozite. Shenjat e një afrimi të mundshëm rreth aleancës opozitare që përmbledh partitë e Metës, Cekës, Milos etj., tregojnë se në fund të fundit, se opozitarizmi nuk mund të “mbytet” me vota. Për më tepër, me vota “të deleguara” tek njerëz që nuk përfillin elektoratin apo për më tepër, e injorojnë atë që me marrjen e mandatit prej tyre…
Sot nuk mund të ketë opozitë më konstruktive, aksion më qytetar e qytetar më atdhetar se sa një opozitë, aksion apo qytetar që vihet në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës. Përndryshe, në këtë vend, të paktën për sot, vihet në dyshim vetë pluralizmi politik…