E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për rënie të leximit, fajtor interneti

Nga Express më 10 maj 2011 në ora 10:30

Organizatorët dhe shtëpitë botuese u shprehën të kënaqur me numrin e vizitorëve në panairin e 13 ndërkombëtar të librit “Prishtina 2011”.

Por, jo edhe me shitjen e librit, pasi, sipas tyre, kohëve të fundit ka rënie të interesimit për lexim.

Në panairin e librit “Prishtina 2011”, që u organizua nga Unioni i Botuesve të Kosovës, morën pjesë botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia, Gjermania, Zvicra dhe Anglia, dhe u zhvilluan aktivitete të ndryshme përcjellëse.

“Me të vërtetë ka pasur shumë vizitorë në panair, por shitja nuk mund të them që ka qenë bash e kënaqshme. Disa faktorë kanë ndikuar në shitje. Realisht, mund të jenë faktorë që ka një rënie të leximit. Padyshim që interneti e bën të veten, librat elektronik e bëjnë të vetën. Vërehet një rënie e leximit”, tha Behxhet Bici, kryetar i Unionit të Botuesve të Kosovës, për agjencinë Kosovapress.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›