Washingtoni: Ekonomia amerikane po rimëkëmbet

Ndërtuesit e shtëpive po ndjehen më mirë për shanset e rimëkëmbjes së ekonomisë amerikane. Një raport i sotëm i departamentit të tregëtisë tregon se ndërtimi i shtëpive të reja u rrit 3.6 përqind në qershor, shifra më e lartë në shtatë muaj. Raporti thotë gjithashtu se kërkesat për ndërtime të reja u rritën në 8.7 përqind në qershor.
Shifrat e fundit në tregun e shtëpive pasojnë një raport negativ dje që paralajmëron se rreth 1.5 milionë pronarë amerikanë janë në rrezik të humbasin shtëpitë e tyre. Sinjale të ndryshme rreth ekonomisë amerikane në vështirësi po reflektohen edhe në kompanitë më të mëdha të botës. Konglomerati amerikan General Electric tha sot se pati të ardhura në tremujorin e dytë, por fitimet pothuajse iu përgjysmuan.