E Diel, 1 Nëntor 2026

Wathelet Shqiperia eshte ende ne monitorim

Ministri belg per Emigracionin iu kerkon qytetareve shqiptare qe te respektojne kufizimet e levizjes se lire


Kur kane mbetur vetem 15 dite nga fillimi i Levizjes pa viza ministri belg per Emigracionin Melchior Wathelet perserit apelin drejtuar institucioneve shqiptare se Shqiperia eshte ende ne monitorim. Per ministrin belg vendi i te cilit ka presidencen e radhes se Bashkimit Europian institucionet duhet te vazhdojne sensibilizimin e qytetareve per kufizimet qe ka levizja e lire.


Fushata informative duhet te vazhdoje atje kurse ne do ta ndjekim me kujdes heqjen e vizave ne menyre qe cdo gje te shkoje mire. Autoritetet shqiptare do te informojne sic duhet popullaten por nga ana tjeter qytetaret duhet ta kuptojne mire se cfare eshte ky liberalizim vizash - tha Wathelet.


Ministri i Emigracionit iu kujton qytetareve se levizje e lire nuk do te thote mundesi punesimi ne vendet Shengen. Tani eshte radha e Shqiperise dhe e shqiptareve per te bere te njejten gje te respektojne kete pakt mes nesh. Kjo do te thote qe njerezit te mos vijne ne Europe per te abuzuar per te kerkuar azil apo per te punuar per te rene viktime e atyre qe thone hajdeni se atje ka para strehim pune etj.


Nese do te kete njerez qe do ta perdorin heqjen e vizave per kete qellim ata duhet ta dine me pare se do te kthehen ne vendin e tyre - tha ai. Pas liberalizmit te gjithe qytetaret shqiptare qe nga 15 dhjetori do te kene mundesi qe te udhetojne te lire dhe te qendrojne per 90 dite ne vendet e BE-se. Gjate kesaj kohe nese qytetaret do te deshirojne qe te qendrojne per me shume se 90 dite ata do te duhet qe perpara mbarimit te afatit te aplikojne per zgjatje qendrimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›