E Diel, 1 Nëntor 2026

Inflacioni dhe deficiti fiskal misionet e veshtira te Shqiperise

Peter Sanfi flet per efektet e krizes greke ne vendin tone

Kriza greke vazhdon te sjelle pasiguri ne tregjet financiare boterore te cilat nuk jane ende te sigurta per efektshmerine e masave te marra nga qeveria e Athines. Nje ekonomist i larte ne Banken Europiane per Rindertim dhe Zhvillim ne Londer nuk pret qe efektet e kesaj krize ne ekonomine shqiptare te jene serioze megjithese rritja ekonomike sipas BERZH-it kete vit per Shqiperine do te jete 1.4. Gjate nje interviste per Zerin e Amerikes zoti Peter Sanfi thote se ruajtja e qendrueshmerise makroekonomike mbajtja ne kontroll e inflacionit dhe e deficitit fiskal jane me te rendesishem sesa koha e shitjes se erobondeve nga qeveria shqiptare.

Zoti Sanfi cfare ndikimi do te kete kriza financiare greke per Shqiperine

Greqia eshte nje vend shume i rendesishem per Shqiperine. Ka lidhje te forta mes dy vendeve lidhje tregtare investime. Shume shqiptare jetojne dhe punojne ne Greqi dhe dergojne te ardhura per familjet e tyre ne Shqiperi dhe keto jane nje pjese e mire e ekonomise shqiptare.
Keshtu qe pa dyshim qe cdo veshtiresi qe shfaqen ne Greqi do te sjellin efekte ne ekonomine shqiptare. Megjithate kjo situate po ndryshon me shpejtesi dhe do te na duhet te shohim si do te zhvillohet situata ne Greqi dhe sa te efektshme do te jene masat qe jane marre.

Shqiperia ka demonstruar elasticitet pergjate krizes globale financiare dhe ne presim qe ajo te demonstroje te njejten gje ndaj situates ne Greqi. Pra do te kete efekte por jo shume serioze.

Zyrtaret shqiptare besojne se kriza greke nuk do te kete efekte ne ekonomine shqiptare. Bankat greke qe operojne ne Shqiperi thone ata kane kapital te qendrueshem dhe nuk kane varesi te bankat qendrore. A mendoni se eshte kjo gjendja

Kjo ndoshta eshte e vertete. Sistemi bankar ne pergjithesi ne Shqiperi ku perfshihen edhe bankat greke eshte fitimprures i kapitalizuar mire me shume likuiditet dhe operon ne nje treg qe eshte nga pikepamja financiare ende ne zhvillim.
Gjate viteve ne vazhdim do te shohim zhvillim te metejshem te tregjeve financiare ne Shqiperi dhe jam i sigurt qe bankat greke ne Shqiperi do te luajne nje rol te rendesishem ne kete proces.
Per te theksuar ate qe thashe me pare do te kete efekte anesore por Shqiperia ka treguar elasticitet gjate krizave te kaluara dhe kjo eshte e vertete per sektorin bankar dhe mbare ekonomine.

BERZH-i ka investuar ne te pakten dy banka shqiptare. Si po ecin huat e dhena nga keto banka

Ka pasur nje rritje te vogel ne huat e papaguara por ne pergjithesi keto banka po performojne mire ishin fitimprurese edhe ne 2009-n qe ishte nje vit i veshtire per te gjithe. Ne po punojme me ta dhe po monitorojme situaten. Deri tani ato i kane rezistuar mire krizes.

Duket se Shqiperia po vonon planet per te ofruar eurobonde me maturim tre deri ne pese vjet per shkak te alarmit te shkaktuar nga kriza greke. Parlamenti shqiptar miratoi rritjen e interesit te eurobondeve nga 75 ne 85. A mendoni se Shqiperia do te mund te realizoje planet e saj dhe a jane eurobondet te nevojshme per qeverine shqiptare ne kete faze

Eshte shume e veshtire te parashikosh dhe te thuash se cila do te jete koha me e mire. Jemi ne kohen kur ka luhatje te medha ne treg. Ajo qe eshte e rendesishme per Shqiperine eshte me shume sesa shitja e eurobondeve - eshte e rendesishme te ruhet stabiliteti makroekonomik mbajtja nen kontroll e inflacionit menaxhimi i deficitit fiskal. Keto jane parametrat e rendesishem ku duhet te perqendrohet qeveria.

Si do te ndikoje rritja e kostove te huas se qeverise shqiptare te bizneset A do te ngreje BERZH-i interes per huat qe u jep bizneseve shqiptare

Sigurisht qe cdo rritje kostoje ne borxhin e qeverise mund te kete efekt ne huat per sektorin privat dhe kjo do ta bente situaten pak te veshtire per bizneset private.

Persa u perket huave te BERZH-it ato jane te percaktuara per nje kohe te gjate keshtu qe ne nuk reagojme ne te njejten menyre si bankat komerciale. Ne jemi investitore aty per nje periudhe afatgjate.
Kur behet fjale per huat e bizneseve private ne operojme si bankat komerciale pra marrim parasysh rreziqet per te vendosur cmimin. Por nuk mund te them per momentin sesi do te ndikoje situata qe ju permendet ne normat e interesit. Kjo do te varet nga projektet ne vleren kredituese te klientit.

Me cfare rreziqesh perballet ekonomia shqiptare ne kete faze

Ka sigurisht rreziqe por edhe mundesi te reja. Duhet te kemi parasysh se Shqiperia ka pasur per me shume se nje dekade rritje te shpejte ekonomike qe eshte ulur gjate krizave te fundit por qe mbetet pozitive. Por eshte ende nje ekonomi qe i duhet te arrije nivelet e jeteses te vendeve qe jane ne Bashkimin Europian. Rreziqet jane te njejta me ato te vendeve te tjera te rajonit - kriza globale ende nuk ka perfunduar dhe kjo sjell vonesa ne kthimin ne nivelet e rritjes se shpejte.

Cfare e ben ekonomine shqiptare kaq elastike per te perballuar krizat si ate globale financiare apo kete tani ne Greqi Ju duket te jeni optimist per ekonomine shqiptare.

Eshte pyetje me vend. Nuk ka vetem nje faktor qe mund te theksosh por jane disa. Do te vecoja faktin se Shqiperia eshte me pak e integruar ne ekonomine globale sesa vendet e tjera te rajonit. Mjafton te shohesh treguesit e eksporteve dhe importeve ne raport me GDP-ne qe jane me te uleta sesa vendet e tjera ne rajon.
Pra kur ka krize globale Shqiperia eshte pak me e mbrojtur. Kam qene ne Shqiperi disa here dhe gjithmone me ka habitur shpirti i fuqishem i afarizmit qe ekziston atje. Ekonomia eshte e dominuar nga firma te vogla qe mund te gjejne menyra per te perballuar veshtiresite dhe problemet qe mund te dalin.

FMN-ja pret qe rritja ekonomike per 2010-n do te jete 2 apo 2.5 per qind. Cfare prisni ju per 2010-n

Ne gjithashtu presim rritje pozitive kete vit. Publikuam parashikimet tona ne takimin vjetor te BERZH-it dhe presim nje ulje te rritjes ekonomike ne Shqiperi kete vit. Parashikimi yne eshte 1.4 dhe kjo reflekton disa nga shifrat qe kemi pare ne Shqiperi gjate tremujorit te pare.
Pra rritja eshte ende pozitive mbi mesataren e vendeve te Europes Juglindore por sigurisht eshte me poshte nga ajo sa mund te arrije Shqiperia ne aspektin afatmesem dhe afatgjate. Ne 2011-n presim qe rritja te jete mbi 3.

Gjate viteve Shqiperia eshte menaxhuar pa plane per te krijuar nje avantazh konkurrues afatgjate ne nje industri specifike. Si mund ta ndihmoje BERZH-i Shqiperine me iniciativa qe do te sillnin rritje dhe nje ekonomi te pavarur

Ka shume menyra qe BERZH-i mund te ndihmoje. Ne kemi qene ne Shqiperi per shume vite dhe kemi nje portofol te pasur investimesh dhe po kerkojme aktivisht per investime te reja per ta ndihmuar ekonomine. BERZH-i operon ne shumicen e sektoreve te ekonomise shqiptare. Ne po e ndihmojme Shqiperine permes investimeve tona por edhe permes dialogut me autoritetet per te permiresuar kornizen rregullatore per sektorin publik permiresimin e klimes per bizneset private per permiresimin e rregulloreve te sistemit financiar ne menyre qe bankat dhe institucionet e tjera financiare te funksionojne me me efektshmeri. Kjo eshte baza e strategjise sone per Shqiperine. Ne Shqiperi kemi pasur nje eksperience te suksesshme dhe duam te bejme akoma me shume ne te ardhmen.

26 Maj 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›