E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramiz Alia Ja testamenti i Enver Hoxhes

Ish-presidenti Alia rrefen te kaluaren e tij pas botimit te librit Jeta ime. Raportet me Enver Hoxhen Mehmet Shehun deri tek Sali Berisha

Presidenti i fundit i sistemit komunist Ramiz Alia ka rrefyer per here te pare testamentin qe la Enver Hoxha nje muaj para vdekjes. Ne nje interviste per gazetarin Alfred Peza ne emisionin Ora e Debatit Alia ka treguar ne detaje per te kaluaren e tij raportet me Enver Hoxhen Mehmet Shehun deri tek ndryshimi i sistemit politik ne Shqiperi. Ai ka deshmuar per zhvillime te cilat jane permbledhur ne librin me kujtime Jeta ime botimi fundit qe ish-presidenti Alia ka nxjerre ne qarkullim para pak javesh. Gazeta po boton me shkurtime intervisten qe drejtori i Ora News mori me ish-presidentin Alia

Ju keni shkruar shume libra mes te cileve Une Ramiz Alia rrefej historite dhe shume libra te tjera me intervista te gjata me gazetare kosovare me impenjime te tjera te letrave te cilat jane grumbulluar ne formen e disa librave. Pse ishte i domosdoshem pikerisht ky liber dhe pse gjithe kjo rrokje e jetes suaj nga fillimi deri ne fund nderkohe qe ne keto libra eshte dhene ne fakt kjo jete...

Ato librat e meparshem sic e thate edhe vete ishin te pjesshme. Domethene ishin per ngjarje te vecanta per pjese te vecanta. Ne kete liber une duke marre parasysh dhe moshen duke menduar qe une me kete liber mbyll shkrimet me jeten time...

Pra nuk do shkruani me
Nuk besoj te arrij te shkruaj me nuk besoj por ajo nuk dihet mund edhe te vihem te shkruaj prape. Por them ne kete liber vendosa te shkruaj per jeten time kujtimet e jetes sime. Prandaj edhe filloj qe nga femijeria shkruaj per familjen time per vellezerit motrat per jeten time personale deri per martesen time per femijet e mi pastaj per shkollen per shoket e mi pershkruaj me hollesi disa nga shoket e mi me te cilet jo vetem kemi qene shoke te shkolles por u beme shoke te luftes. Jo vetem luftuam se bashku por ndonje prej tyre edhe u vra qe shkakton dhimbje por u vra heroikisht sic eshte rasti i Manush Halimanit te cilin une e pershkruaj nje cike me dhimbje te madhe por edhe me dashuri te madhe njekohesisht.

Nese jetes suaj do ti vihej nje diciture si do deshironit ju te ishte ajo diciture
Nuk e kam menduar eshte e veshtire ti ve vetes...

Do tua lini tjereve ta vendosin...
Do tua le te tjereve....

Kush eshte kujtimi me i hershem qe ju ka ngacmuar gjate jetes
Nuk ka dyshim qe pershtypjet me te medha ne te kesaj moshe i kemi nga lufta nga fillimi i luftes atehere kur ishim fare te ri...

Kur rate ne kontakt per here te pare ne nje celule komuniste
Une e kam shkruar edhe ne liber. Ju e dini nga historia qe Partia Komuniste u krijua ne nentor te vitit 1941. Kurse organizata e Rinise Komuniste eshte krijuar ne 20 janar te vitit 1942. Une jam pranuar ne rinine komuniste menjehere qe ne janar. Por isha ne grupet e rinise komuniste qe perpara qe nga dhjetori apo nentori. Por futur ne rinine komuniste ne janar.....

Ne ate kohe sekretari i Rinise Komuniste ishte Qemal Stafa. Ju e keni takuar Qemal Stafen
Ate e kam takuar pikerisht ne janar te 1942. Ne 21 janar ishte pervjetori i vdekjes se Leninit dhe ne nje shtepi ilegale...

Ky ishte takimi i pare dhe i fundit
I fundit se nuk e takova me me 5 maj pastaj Qemali u vra.

Ku ishit me 5 maj dhe ku e mesuat vrasjen
Ishim nxenes ne shkolle ne gjimnazin e Tiranes dhe kur erdhi lajmi qe u vra Qemal Stafa. Atehere u be ne gjimnaz erdhi nje shok ilegal ishte i cili foli ne nje pushim aty erdhen te tere nxenesit. Ai vetem dha nje pershendetje per Qemal Stafes....

A flitej per nje vrasje te dyshimte te Qemal Stafes per ndonje tradhti
Ne ate kohe jo.

Po me vone
Me vone kemi lexuar. Edhe sot e kesaj dite lexon gjithmone materiale te ndryshme per ate.

Per ju ka pasur dicka te dyshimte ne vrasjen e tij
Nuk ka pasur ndonje gje. Ishte nje rastesi qe ndodhi meqe nje shoku i zune dokumentet qe i kishte ne shtepi. Rastesisht i gjeti policia ne shtepi dhe pike.....

Kur keni degjuar fillimisht per Enver Hoxhen dhe me pas takuar
Heren e pare qe e kam pare Enver Hoxhen ka qene ne demonstraten e pare qe eshte bere ne Tirane ne tetor te vitit 1941.

Si e njohet qe ishte Enver Hoxha
Ne kete demonstrate ne nje moment te caktuar nga fundi i demonstrates ne te rinjte pasi kishim bere nje xhiro neper qytet dolem tek sheshi Skenderbej. Ne ate kohe karabinieria italiane sulmon te rinjte dhe filluan te godasin me shkopinj me bajoneta. Ne ate moment ne te rinjte pame nje burre te gjate i cili u fut ne mes dhe zuri atje komandantin e karabiniereve qe ishte kolonel Ai e zuri per fyti i ra nje grusht dhe e rrezoi pertoke. Te tere ne pame dhe pyetem Kush eshte ky Disa e njihnin Enver Hoxha. Ketu e kam degjuar per here te pare.

Pra ky moment nuk ka qene legjende e propagandes komuniste se eshte shkruar...
Jo jo e pame me syte tone. Atehere nuk e kam takuar.

Kur e keni takuar

Ne vitin 1942 pasi ishte bere partia etj. ai rrinte ne shtepine e Zeqi Agollit ilegal. Me Zeqiun une isha shume shok dhe shpesh shkonim ne shtepine e atij per te bere detyrat e shkolles. Nje dite vajtem atje beme detyrat kur dolem nga dhoma e detyres po zbrisnim poshte kur ne korridor na del perpara Enver Hoxha. E para here e shikoja. Ai i tha Zeqiut ky eshte shoku yt qe me ke folur. Po i tha Zeqiu. Si je - me tha. Mire - i thashe une. Po mesoni Mesuam - i thame. Duhet te jeni nxenes te mire na tha. Kaq....

Me pas si shkuat
Takimin tjeter me Enver Hoxhen e kam bere ne mars te 1944 u be nje kurs teorik per disa kuadro te rinise jo vetem te rinise te Partise te Brigadave te Jugut. Ishin vetem Qarku i Korces Vlores Gjirokastres dhe Beratit. U be kjo ne Panarit te Korces. Atje ishin jo vetem Enver Hoxha por ishte edhe Koci Xoxe Bedri Spahiu Ymer Dishnica etj. te cilet benin nje kurs teorik. Aty ka folur Enver Hoxha. Aty e kam takuar pasi me thirri ne menyre te vecante. Me tha ti nuk do te jesh me ne Rinine e Beratit do te kalosh ne Brigade...

Ky ishte takimi i fundit i juaji gjate luftes
Pas kesaj e kam takuar ne Kongresin e Rinise ne gusht te 1944 ne Skrapar. Pastaj e kam takuar ne fund te luftes ne dhjetor te 1945 ku u emerova komisar Politik i Divizionit te 5. Me thirri dhe me dha udhezime se cfare duhet te bejme ne atje sidomos me foli shume gjate per Kosoven cfare duhet te benim ne me kosovaret si duhet te silleshim si duhej rinia e Kosoves kuadrot e Kosoves me qellim qe populli i Kosoves te zhvillohej te fitonin ato tiparet e domosdoshme per te qene nje vend si Shqiperia i lire i pavarur....

Ju thoni se ne 45 vjet ju nuk keni marre asnje sinjal hapje nga Perendimi
Nuk kemi marre efektivisht.

Nese do te merrnit sinjale do i mireprisnit
Nuk e di. Efektivisht ne 1984 kur anglezet dhe amerikanet kerkuan qe te bisedonim lidhur me ceshtjen e Kanalit te Korfuzit incidentin e kanalit per gjyqin e Hages por qe kishin te bllokuar floririn e Shqiperise Enver Hoxha autorizoi ne ate kohe te diskutohet per kete ceshtje.

Ke autorizoi
Ministrine e Jashtme tone lidhur me arin dhe me incidentin e kanalit e Korfuzit. Kjo ishte nje perhapje ishte fleksibel donim ne per tu hapur por kjo nuk justifikon mbylljen e pergjithshme tonen.

Zoti Alia ju keni reflektuar dhe njohet disa nga gabimet e asaj periudhe. Sa nga keto gabime ia njihni dhe Enver Hoxhes Kush kane qene gabimet e Enver Hoxhes e pare nga ky kend sot.
Une nuk mendoj keshtu une mendoj se ajo qe eshte bere mire dhe qe ajo eshte bere keq ka qene kolegjiale. Nese ka pasur gjera te mira ka bere Enver Hoxha i kemi bere te tere. Nese ka pasur gjera te keqija i ka bere Enver Hoxha i kemi bere te tera.

Ju e njihni si gabim te Enver Hoxhes faktin e gjate 25 viteve disa nga bashkepunetoret e tij te afert te punes me vone u eliminuan me vone ne te ashtuquajturen grupe armiqesore. A ishte kjo nje perpjekje e tij per ta pasur fushen rreth e rrotull tij te paster qe askush te mos ia vinte ne dyshim ka lidhje kjo gje
Une e theksoj edhe njehere nuk i krahasoj keshtu dhe nuk i gjykoj keshtu gjerat. Se me thua ti Enver Hoxhes pse mos te them Mehmet Shehut per shembull pse te mos them Ramiz Alise. Se Mehmeti ishte viktime vete me vone...

Mehmeti ka qene me aktiv se Enver Hoxha
Te gjithe kane qene aktiv. Une te thashe si ve gisht as atij une quaj se te gjitha veprimet kane qene veprime qe lidhen me nje vije te partise qe kishin nje vije te caktuar partise qe pergjigjeshin te gjithe. Nuk dua te vej gisht.

Duke menduar nga nje distance kohore 20 vjet pas rrezimit te komunizmit ne Shqiperi. Mos u teprua pak me keto denimet e shokeve tuaj te asaj periudhe a ka pasur teprime

Ky eshte nje problem tjeter. Une e thashe kjo hyn ne kuadrin e asaj qe thame perpara ne zhvillimin e luftes se klasave e cila pa dyshim qe eshte tepruar pa dyshim ka kaluar kufijte e realitet. Ne kete kufij te realitet perfshihen edhe raste te tilla. Une e kam thene edhe ne nje vend tjeter jo ne kete liber se mbaj mend ne e kam shkruar disa gjenerale u akuzuan dhe u denuan si tradhtare te atdheut te lidhur me te huajt etj..

Pa qene te tille...
Sigurisht qe pa qene ata u denuan. Cfare ndodhi Ndryshoi sistemi. Ne kete sistem te ri te demokracise pluraliste te gjithe keta njerez nuk u hodhen ne kampin kundershtar perkundrazi vazhduan te jene me ate parti me te cilin kishin qene ose ne ate bllok qe kishin qene....

Pervec gjeneraleve qe ju i quani nje tejkalim te se drejtes per ti denuar deri ne ate mase qe u denuan kush tjeter ish-udheheqja e larte e asaj periudhe apo ish-ministra mendonin se ne nje fare mase eshte tejkaluar e drejta per ta denuar Ke konsideroni qe nuk ishin fajtor dhe u denuan si te tille Per shembull Todi Lubonja Kico Ngjela etj.

Ne librin tim kam folur per Todi Lubonjen sepse mendoj se ai grup i Todit i atyre shokeve qe ishin grupi i kultures ata u denuan por per mendimin tim ishte nje veprim i nxituar. Nuk ishin ata fajtore per ate ceshtje une kam qene vete pjesetar madje ne ate grup edhe une kam marre denim. Ne ate mbledhje qe jane denuar ata. Mendimi im ka qene dr nuk duhesh shkuar ne ato ekstreme ku shkoi denimi por nuk mund te them kete gje per Mehmet Shehun. Nuk e them dot...

Cfare nuk thoni dot se Mehmet Shehu...
Ai ia beri vetes.

Ne ckuptim
Te gjithe proceduren deri tek vetevrasja.

U vetevra apo e vetevrane
Ai u vetevra.

A u detyra nga rrethanat te vetevritej
Nuk besoj se asnje njeri ne bote nuk vret veten nese nuk ka rrethana te atilla qe e cojne ne vetevrasje. Une jam i bindur qe Mehmeti vrau veten sepse nuk duronte dot kritikat verejtjet e ndryshme. Ajo psikoze qe mundonte Mehmetin u duk ne Kongresin e Partise nese ju kujtohet ne ate kohe. Mehmeti nuk kishte gjalleri ne shkathtesine e tij perkundrazi megjithese ai foli por me teper recitoi se sa foli....

Ku ishte gabimi qe kishte bere Mehmet Shehut
Gabimi i rende qe beri Mehmeti ishte ai gabim qe Mehmeti e denonte vete dhe ka denuar shume njerez per ate gabim qe lejoi fejesen e djalit me nje familje qe konsiderohej ne ate kohe e deklasuar. Mehmeti kete gje nuk e bente per te tjeret.

Mos ishte nje kurth qe iu be Mehmetit
Jo e zgjodhi vete. Une nuk diskutoj problemin si e beri qysh e beri.

Ky eshte mekati me i madh qe ka bere Mehmet Shehut
Ai eshte nje mekat qe ka bere.

Ju edhe sot mendoni qe Mehmet Shehu ishte nje poli agjent
Ah. Ky eshte nje tjeter problem. Ky problem eshte tjeter. Per sa i perket asaj qe thuhet per Mehmetin une per vete personalisht nuk kam ditur se cfare dokumentesh kishte. Pasi u vra Mehmet Shehu mua me thirri ne zyre Enver Hoxha dhe me pyeti Ti je ne dijeni te atyre dokumenteve qe na kane ardhur ne vitin 1964 nga Vjena lidhur me Mehmet Shehun. Une me te vertete nuk dija gje dhe i thashe Jo nuk jam dijeni. Me tha qe kane ardhur atehere disa dokumente me te cilat tregohej se Mehmet Shehu ishte agjent i anglezeve por une dhe Hysniu i lexuam i pame por konkluduam qe mund te ishte nje provokacion i ruseve per te na percare.

I kishte sjelle ambasada jone Ku i kishte marre
I kishte dorezuar nje X njeri i panjohur pa emer. Keto dokumente Enveri u ngrit nga tavolina e tij shkoi ne kasaforten e Hysniut i cili kishte vdekur nga atje i nxori dhe mi dha mua Shikoji - tha. Une i pashe nje e nga nje skeda anglisht ishin te tera. Me porosi te tij i mora dhe i cova per perkthim.

Keto ishin materiale te shkruara ne menyre te thjeshte apo ishin dokumente komprometuese qe Mehmet Shehu kishte firmosur dicka ose...
Jo. Nuk kishte firmosur ato ishin skeda ku Mehmet Shehu pretendohej te ishte agjent. Me vone ne vitin 1987 ambasadori jone ne Argjentine merr nga nje njeri prape nje amerikan nje leter ne te cilen thote se dokumentet qe u jane dhene ju ne Vjene jane te sakta. Ky ambasador ne ate kohe dergoi nje leter per Komitetin Qendror te Partise. Une e kam marre ate leter ne mbledhjen e pare. Ne fund te mbledhjes ua kam lexuar anetareve. U thashe qe po ua lexoj kete leter iu thashe se nuk dua asnje koment asnje diskutim thjesht ua lexova per dijeni dhe kjo leter te futet ne arkiv duhet te jete ne Arkivin e Shtetit. Pse une nuk kerkova diskutim Sepse jane diskutime ne ere.

Ju mos e lexuat me qellimin qe ti mbushnit mendjen shokeve tuaj te Byrose se Mehmet Shehu ka qene agjent dhe une meritoja te isha pasardhesi i Enver Hoxhes
Jo jo skam te atilla punera. Une e lexova se erdhi se po ta kisha futur ne sirtar sot e pe ti ai djali doli dhe e beri boterisht po te mos e kisha lexuar une sot do te ngriheshin te gjithe dhe do te thoshin pse e ke fsheh.

Verteton kjo realisht qe Mehmet Shehu ka qene agjent
Une them kete gje ne liber qe keto jane lexuar jane te shkruara por a jane te verteta askush se thote dot. Nuk ka asnje dokument qe te thote keto jane te verteta. Cfare do te thote te thuash qe jane te verteta Ato jane X-i beri kete takojeni filanin merrni te dhena nga filani. Une mund te them sa te duash. Derisa nuk ka ndonje dokument qe ky ka qene ma vertetoi tani sthem dot. Nese me ben mua pyetjen a ka qene Une te them sdi gje smund te them qe ka qene apo ska qene. Skam asnje dokument.

Per ata qe kane dyshime se Mehmet Shehu mund te jete vrare si mund ti hiqen keto dyshime duke pasur teori qe ka bere rruge te nendheshme poshte viles...
Kur eshte vetevrare Mehmet Shehu te nesermen ne mengjes me mori ne telefon oficeri i tij Ali Ceno. Me mori ne telefon dhe me thote ore ky ka vrare veten. Kush ky i thashe une. I the kujt - i thashe une. Po - tha - njoftova ministrin e Brendshem. Ne ate kohe ishte minister Fecor Shehu....

Po nje lufte e ftohte e heshtur e nenkuptuar ndoshta me shume per pasardhesin e Enver Hoxhes ka pasur

Nuk ka pasur fare. Deri ne minuten e fundit te gjithe ne duke perfshire edhe mua qe po flas ishim te bindur se pasardhesi i Enverit ishte Mehmet Shehut vecanerisht pas vdekjes se Hysni Kapos kjo u be fare e qarte. Pse Mehmeti ishte kryeminister u be edhe minister i Mbrojtjes u be dhe sekretar i Komitetit Qendror te Partise sepse mori vendin e Hysniut me nje fjale zuri te gjithe postet themelore ne qeveri dhe parti. Te tere e respektonin...

Pas vdekjes se Mehmet Shehut pasardhesi menjehere u mendua qe mund te ishit ju apo kjo gje me kalimin e kohes filloi te ngjizej

Eshte menduar. Une per veten time se kam menduar por ishte pak a shume se une kisha edhe funksionin e sekretarit te Komitetit Qendror u bera dhe President i Republikes. Keshtu qe mora dy funksione.

Atehere fillove te kuptosh se mund te ishit ju pasardhesi...
Kjo ishte nje shenje qe sic duket do te zevendesoja.

Enver Hoxha ua ka thene ndonjehere kete
Jo. Ne fund diku nga viti 1984-1985 nje muaj perpara se te vdiste ishim ne shtepine e tij une Adili dhe Hekuran Isai. Po diskutonim per probleme te ndryshme. Ai tha E shikon Une jam semure do ta kem te gjate. Nuk e di por tani cdo gje iu bie juve. Ti - i tha Adilit - interesohu per problemet ekonomike Hekuranit i tha te merret me problemet e Brendshme te vendit. Mua mu drejtua Ti merru me ceshtjet politike. Ju te tre - na tha - e keni ne dore te gjithe punen. Ky ishte testamenti i tij. E kam shkruar edhe ne liber pervec kesaj asgje tjeter me nuk ka thene....

Nexhmije Hoxha pasi vdiq Enveri eshte prononcuar ne forume qe Ramiz Alia do te jete apo ishte natyrale dhe skishte lidhje
Zgjedhja ime eshte bere pas vdekjes se Enverit. Madje me duket se eshte bere para ceremonise se varrimit. Kam pasur mendimin qe te lihej disa kohe te qetesoheshin gjakrat nuk doja qe te beheshin me urra si thone fjales. Shumica e shokeve insistuan thane te mos leme kot diskutime si do te behet kush do te behet. ....

A kishit indikator nga sherbimet sekrete qe gjerat po leviznin indikatore nga shkrime qe benin intelektuale te ndryshem Ismail Kadare Sali Berisha Ylli Popa Servet Pellumbi e keshtu me radhe...
Po. Domethene indikatore nga organet e sigurimit nuk kam pasur gje. Nga keto ketu nuk kishte gje. Ne gusht te vitit 1990 une kam bere nje mbledhje te intelektualeve ne Tirane ku ishin te gjithe keto emra qe permende ti pra Ismail Kadare Sali Berisha Dritero Agolli ishin 100 e disa intelektuale. Kerkoja nga ata mendimin lidhur me zhvillimet cfare propozimesh benin. Ne ate kohe ne kishim shtruar problemin e demokratizimit te jetes ne kuptimin qe te demokratizohej mendimi qe cdo njeri te fliste lirisht.

A mund te kishte demokraci mendimi pa demokraci politike
Do te vij edhe ketu. Ne kete plan qe them une folen te gjithe shoket ishin te ketij mendimi qe thashe edhe une. Ne nje moment kur e pashe qe nuk po shkonin me tej shtrova une ceshtjen Ore shoke si mendoni A duhet ne te kalojme tek pluripartizmi Pergjigjen e pare e dha Luan Omari qe e shpjeguan se pse tek ne nuk jane kushtet per pluripartizem. Pastaj foli Sali Berisha...
Tha se koha nuk eshte tek ne sepse populli nuk eshte i pergatitur nuk e ka kulturen e duhur per nje shoqeri pluripartizmi. Kadare nuk foli. E pyeta une se cfare mendonte. Ai tha se keto ceshtjet juridike si merrte vesh.

Ai te kishte cuar leter perpara...
Po. Une i thashe nese ka nje njeri qe e di kete pune je ti por nese sdo te flasesh mos fol. Pastaj kaloi me te qeshur. Pra mendimi i tyre ishte Jo. Kjo ishte ne gusht te 1990. Pa dyshim qe kane pasur shume arsye qe ato u rezervuan per kete por sidoqofte kaq thane. Kur erdhi levizja studentore atehere une dhe shoke te tjere ishin te bindur se tashme nuk ka cfare behet ne rrugen socialiste por duhet kaluar ne pluripartizem....

Sali Berisha a ishte pjese e elites intelektuale te Tiranes se asaj kohe
Pa dyshim. Kishte shkruar edhe ne shtyp ne ato kohe. Mendimet e veta kishin karakter demokratik. E thirra Saliun kam bere muhabet as 2 minuta. I thashe Te lutem shume meqe do te shkosh tek studentet i thuaj nga ana ime se une nuk vajta sot sepse ato nuk vajten ne leksione - shen. Red. nese ata neser shkojne ne shkolle une vete pasdite tek ata. Kaq edhe asgje tjeter.

A mund te konsiderohet kjo qe ju e cuat Sali Berishen tek studentet ne ate kuptim qe ishte i derguari juaj per te bere pluralizmin si vijues i mesimeve tuaj
Jo ska lidhje ska asnje lidhje tjeter. Ky ishte misioni qe i ngarkova une. Ai vajti se cfare ka thene une nuk e di. Di vetem qe erdhi tek une ne 12.30 te nates me tha keto fjale i thashe une i the vajta me tha me ata nuk merresh vesh cfare thote njeri nuk thote tjetri. Mire - i thashe une - ia the ato qe te thashe. Ia thashe - me tha. Mire - i thashe une - faleminderit naten e mire. Kaq edhe asnje fjale tjeter.

Pastaj e keni takuar si kundershtar politik
Madje pas dy ditesh e mora vesh qe ka aderuar.

Ju thate qe nuk keni pasur nje rol specifik per dergimin e Sali Berishes ne krye te levizjes studentore dhe themelimit te PD-se. Ai ishte nje proces pertej vullnetit tuaj Smund ta kontrollonit dot besoj
Cfare ka bere Saliu eshte pune e Saliut. Skishte pune me mua. Me mua kishte vetem ti transmetonte ate qe nuk vajta pse svajten ata ne mesim dhe do te veja nese do te vendin ata ne mesim.

5 Qershor 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›