E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi, OKB: Izraeli ka kryer krime lufte në Rripin e Gazës

Një hetim i Kombeve të Bashkuara bën të ditur se Izraeli ka kryer krime lufte dhe ka shkelur ligjin humanitar ndërkombëtar gjatë ofensivës së tij në Rripin e Gazës në fillim të këtij viti. Hetimi u drejtua nga ish prokurori për krime lufte Richard Goldstone, i cili tha se ushtria izraelite kishte sulmuar me qëllim civilë palestinezë dhe infrastrukturën e tyre. Goldstone, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të bënte përgjegjës si Izraelin ashtu edhe grupet e armatosura palestineze për këto zhvillime. Gjykatësi Goldstone i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që t'i tërheqë vëmendjen Këshillit të Sigurimit për raportin në fjalë. Eksperti dëshiron që organizmi i OKB-së t'i japë Izraelit dhe palestinezëve gjashtë muaj kohë për të hetuar më vonë këtë vit, provat për krime lufte të kryera gjatë konfliktit në Gazë. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, thotë ai, çështja duhet të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon, ka shprehur mbështetjen e tij për hetimin. "Në kuadër të adresimit të të gjitha këtyre çështjeje, kurdo dhe kudo ka shkelje të ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe ligjit ndërkombëtar këto çështje të adresohen me përgjegjësi të plotë," tha Ban Ki Moon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›