E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedia: Serbia jashtë BE-së pa marrëveshjen tregtare

Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së, deklaroi se kërkesa e Serbisë për anëtarësim në bllok, mund të paraqitet vetëm pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes tregtare tranzitore, mes Beogradit dhe Brukselit. Sipas tij, derisa marrëveshja të hyjë në fuqi, nuk mund të flitet për afate kohore konkrete, apo për paraqitjen e kërkesës për anëtarësim të Serbisë. Ndërkohë, ditë më parë, autoritetet serbe deklaruan synimin e tyre, për të prezantuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në BE, brenda këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›