Wenger: Tifozë, besojini Arsenalit

“Mund të shoh frikë dhe pakënaqësi në mesin tuaj dhe e kuptoj këtë”, tha Wenger të enjten në takimin vjetor të përgjithshëm të Arsenalit.
“Mund të kuptoj këtë sepse luftojmë kundër klubeve me burime të larta. Për të mbetur në krye, duhet të qëndrojmë të bashkuar. Sezoni i kaluar ishte për mua më i vështiri të pranoj rezultatin përfundimtar. Nganjëherë mendoj se ishte faji im. Ne duam t’i bëjmë gjërat me stil dhe të jemi të guximshëm. Këta futbollistë janë të gatshëm të luftojnë. Na besoni”, shtoi francezi i cili mori duartrokitje të fuqishme.
Kandidatura e Arsenalit për titull sezonin e kaluar dështoi keq, kur u mposht në finale të Carling Cup nga Birmingham City. Ai vuajti këtë sezon pas shitjes së kapitenit Cesc Fabregas dhe mesfushorit Samir Nasri, para rikthimit të formës në takimet e fundit. Gjiganti londinez është në pozitën e shtatë në Premierligë, 12 pikë prapa liderit Manchester City, që shtoi Nasrin në radhët e ekipit të rindërtuar gjatë verës.