Fabianski frikësohet për Euro

Portieri i Arsenalit, Lukasz Fabianksi frikësohet se mund të mungojë për Poloninë në Euro 2012, nëse dështon të sigurojë paraqitje të vazhdueshme me skuadrën londineze.
26 vjeçari ka humbur statusin e titullarit pas lëndimit që pësoi muaj më parë dhe Wojciech Szczesny është portier i parë i ekipit.
“Sigurisht, të mos luaj nuk më bën të lumtur dhe duhet të kem durim e të luftoj për vendin tim në ekip. Por, Wojciech është duke u paraqitur mirë dhe fakti se Euro është duke ardhur në Poloni i bën gjërat më të vështira”, tha Fabianski për Sky Sports News.