E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Van Persie, në top 5 të botës

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka komplimentuar Robin Van Persien për formën e tij fantastike, duke e vënë ndër pesë më të mirët e botës.

“Për momentin, është e vështirë ta ndalësh Van Persien. Dhe ai nuk ishte golashënuesi i vetëm, ai po ashtu edhe asistoi për të tjerët. Kjo më pëlqen te një sulmues”.

“Gjëja që ju e dini është se ai është një lojtar klas. Kur unë isha një fëmi, gjithmonë kishte renditje në rang kombëtar, ndërkombëtar, dhe botëror. Dhe në klasin botëror janë vetëm 10 lojtarë, unë aty e shoh Van Persien”, potencoi Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›