Guardiola i qetë për kritikat e Ibrës

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është shprehur mjaft i qetë pas deklaratave kontraverse të Zlatan Ibrahimovic mbi aftësinë e tij në të qenurit trajner.
Ibrahimovic e quajti Guardiolën "frikacak" kur sheh Jose Mourinhon, duke u referuar për gjysmëfinalet epike të vitit 2010 ndaj Interit.
“Unë nuk kam asgjë për të thënë. Nuk kishte asgjë personale. Unë vetëm dua të falënderoj atë për vitin ku na dhuroi 99 pikë. Ai luajti, ai dëshmoi cilësitë e tij dhe na ndihmoi të arrijmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë”, theksoi Guardiola