E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja e pret David Villan

Mjeku i Kombëtares së Spanjës, Javier Minano është optimist se David Villa ka gjasa të rikthehet nga lëndimi, në Euro 2012.

30 vjeçari nuk ka luajtur ende ndonjë ndeshje zyrtare në vitin 2012, pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar në Botërorin e klubeve, në dhjetor të vitit 2011, ndërsa mbetet të shihet nëse do të jetë në dispozicion për Evropian.

“Villa do t’i bashkohet ekipit në stërvitjet e rregullta dhe do të vazhdojë të përmirësohet. Ne u takuam me të disa javë më parë dhe shërimi i tij është duke vazhduar. Jam optimist për rastet e tij”, tha Minano për ‘Efe’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›