E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger ndërron mendje, Arsenali për titull

Edhe pse javën e kaluar pranoi se skuadra e tij do ta ketë vështirë të luftoj për titullin e kampionit në Premierligë, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka ndërruar mendje dhe është shprehur më optimist për shanset e ekipit të tij.

Gjiganti londinez mbeti 11 pikë prapa liderit Manchester United pas barazimit 3-3 në shtëpi me Fulhamin të shtunën. Por, pavarësisht kësaj, Wenger beson se skuadra e tij mund të luftojë për kreun e tabelës. Optimizmi i tij nuk përputhet me pozitën në tabelë – i teti – dhe formën e skuadrës që ka fituar vetëm një prej katër takimeve të fundit në ligë. Por, Wenger mendon ndryshe.

“Sigurisht, pse jo”, deklaroi ai i pyetur rreth gjasave të Arsenalit për të paraqitur kandidaturë për titull.

“Kemi tejkaluar disa ndeshje shumë të vështira, sidomos dy të parat. Është dashur të rikthehemi pas ndeshjes me Unitedin e më pas patëm një duel të vështirë në Gjermani me Schalken. Të gjithë ishim të dëshpëruar që nuk mposhtëm Fulhamin sepse krijuam shumë raste. Por, paraqitja nuk ka qenë e dobët dhe ende kam besim të madh në këtë skuadër”, përfundoi Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›