E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loeb lamtumire si fitues

Nëntë herë kampioni i botës, Sebastien Loeb e ka mbyllur sezonin 2012 me fitoren e nëntë, duke triumfuar në rally-n e Spanjës.

Francezi e mbylli garën shtatë sekonda përpara pilotit Jari-Matti Latvala me Ford, ndërsa shoku i tij i skuadrës te Citroën, Mikko Hirvonen u pozicionua i treti me afro 1 minutë e 40 sekonda diferencë.

Kjo ishte hera e tetë që Loeb fitonte në garën spanjolle. Ndërkohë, ky është edhe trofeu i tij i fundit i fituar si pilot me kohë të plotë, pas 76 triumfeve në garat rally.

38-vjeçari e kishte siguruar titullin botëror që prej muajit tetor, kur fitoi në rally-n e Francës. Gjatë sezonit të ardhshëm, ai do të marrë pjesë vetëm në disa etapa të kampionatit rally, ndërsa duke nisur prej vitit 2014, Loeb do të garojë në kampionatin “Ëorld Touring”.

Kampioni francez, i cili nuk kishte asnjë rival në garat rally, vendosi të largohej kur ishte ende në kulmin e tij. Ndërkohë, prej sezonit të ardhshëm, piloti i parë i skuadrës kampione, Citroën do të bëhet finlandezi Hirvonen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›