E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi shfryhet ne Bergamo

Edhe pse ndodhi vetëm 8 dityë më parë, fitorja brilante e Interit ndaj Juventusit është një kujtim i largët. Përpara “derbit të Italisë”, zikaltërit kishin 4 pikë diferencë nga kryesuesit: kjo është diferenca që dy skuadrat kanë edhe në fund të javës së 12-të të Serisë A.

Në mënyrë paradoksale, në planin psikologjik Juventusi ka reaguar më mirë pas humbjes, sesa Interi pas fitores. Skuadra e Stramaçionit nuk arriti ti përgjigjet fitores me goleadë të bardhezinjve në Pescara dhe ra në fushën e Bergamos. Atalanta zhvilloi një ndeshje të madhe, absolutisht më të mirën e sezonit dhe në fund fitoi 3-2.

Skuadra e Colantuono-s i dha fund ecurisë së Interit, duke ndryshuar disi skenarët në luftën për titull në Itali. Zikaltërit vuajnë mungesat e lojtarëve, ku në mbrojtje nuk luanin Samuel e Ranoçhia. Zgjedhjet teknike të trajnerit ishin deri diku të detyrushme, ndërsa në repartin ofensiv, treshja sulmuese Milito, Palacio e Cassano u shfaq më pak brilante se zakonisht.

Kjo solli edhe humbjen e zikaltërve, ndësa te Atalanta heroi i ndeshjes ishte argjentinasi Denis, që realizoi një dopietë, ndërsa më parë për vendasit rrugën e rrjetës e kishte gjetur Bonaventura.

Interi mori një leksion të mirëfilltë, për të nxjerrë mësime se duhet ti ruhet euforisë në të ardhmen. Ecuria e skuadrës së Stramaçionit u mbyll me 10 fitore radhazi dhe 10 suksese jashtë fushe. Tashmë ata kthehen me këmbë në tokë dhe humbasin sërish terren nga Juventusi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›