E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerberg: Suedia pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Kryeparlamentari sudez Westerberg, i cili ndodhet për një vizitë 3 ditore në Shqipëri, ka takuar pasditen e sotme kryeministrin Berisha. Westerberg në këtë takim theksoi se vendi i tij mbështet plotësisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe BE. 

TIRANE- NATO dhe Bashkimi Evropian, janë dy projektet tona madhore, dhe të gjitha përpjekjet tona janë të përqendruara në këto dy projekte. Kjo eshte theksuar nga kryeministri Berisha gjatë takimit që ai ka zhvilluar me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Per Westerberg, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Njëkohësisht kryeministri shqiptar është shprehur se investitorët suedezë janë të mirëpritur për të investuar në Shqipëri në fusha të ndryshme si turizmi, energjia dhe mineraret.
Nga ana e tij Kryetari i Parlamentit të Suedisë, theksoi, se vendi i tij mbështet plotësisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në BE.
Gjithashtu kryetari i Parlamentit të Suedisë vlerësoi rolin konstruktiv që Shqipëria ka luajtur për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Të dyja palët shprehën angazhimin e tyre për të intensifikimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›