Westerwelle: BE të rifillojë negociatat me Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Guido Westerwelle, ka bërë thirrje për ringjallje të bisedimeve të ngecura, lidhur me anëtarësimin eventual të Turqisë në Bashkimin Evropian.
Duke folur gjatë ceremonisë zyrtare të hapjes së Ambasadës turke në Berlin, Westerwelle tha se ai shpreson për një “fillim të ri” të negociatave vitin e ardhshëm.
Në ceremoninë inauguruese ishte i pranishëm edhe kryeministri i Turqisë, Rejjep Tayib Erdogan, i cili tha se Turqia ngadalë po e humb durimin me BE-në dhe se unioni, nëse nuk veprom së shpejti në fushën e negociatave për anëtarësim, do ta humb Turqinë.