Di Matteo konteston zgjedhjet për Topin e Artë

Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo ndien se lista e shkurtër për Topin e Artë do të duhej të përfshinte më shumë lojtarë nga skuadra që e fitoi Ligën e Kampionëve.
I vetmi lojtar i përfshirë në listën prej 23 lojtarëve ishte Didier Drogba. Juan Mata, Frank Lampard e John Terry kanë mbetur jashtë.
“Është paksa zhgënjyese, sepse si fitues të Ligës së Kampionëve, prisni që t’u shpërblejnë paraqitjet e lojtarëve. Është e vështirë ta shpjegosh këtë, nuk jam i sigurt se a i përcjellin mirë ndeshjet ndërkombëtare ata”, ankohet italiani, i cili megjithatë është nominuar për trajnerin e vitit.