E Diel, 1 Nëntor 2026

Westerwelle: Gjermania nuk do të negociojë për ndryshim të kufijve

PODGORICE- Gjermania nuk do të negociojë për ndryshim të kufijve. Kjo është deklarata e Ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin malazez, Igor Llukshiç në Podgoricë.

"Rruga në Bashkimin Evropian shkon përmes demokracisë, reformave, bashkëpunimit dhe zgjidhjes paqësore të të gjitha konflikteve. Në këtë kontekst, kemi besim të plotë në qasjen konstruktive të Malit të Zi ndaj Kosovës.

Ka vetëm një mënyrë për t'i zgjidhur konfliktet dhe ajo është dialogu", ka thënë Westerwelle. Ai ka vënë në dukje se "integriteti territorial i vendeve të rajonit është diçka për të cilën Gjermania nuk do të negociojë." Kryeministri malazez tha se Podgorica "ka pasur gjithmonë qëndrim të përgjegjshëm ndaj Kosovës" dhe se "të njëjtin mban edhe pas krizës në veri".Me vizitën në Podgoricë, Westerwelle nisi turnuen në rajon që përfshin dhe Kroacinë e Kosovën, të cilën do ta vizitojë nesër.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›