E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice, nis heqja e pjesshme e barrikadave

MITROVICE- Serbët në Leposaviç dhe në Zupç kanë nisur gjatë natës së mbrëmshme heqjen e barrikadave rrugore, por sipas mediave serbe, mbetet barrikada në Rudarë mbetet edhe më tej.

Heqja e barrikadave vjen disa orë, pas ndërprerjes së takimit të përfaqësuesve të katër komunave veriore, në të cilin është dashur të merret vendim për barrikadat, për të përmbushur njërën nga pikat e pajtueshmërisë së arritur mes KFOR-it, Prishtinës e Beogradit.

Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Vihter, ka njoftuar për lirimin e rrugëve, por nuk ka dhënë detaje të tjera. “Unë kam këtë informacion, por nuk kam konfirmim zyrtar. Mendoj se është mirë kur rrugët në mënyrë të vazhdueshme hapen" citon europa e lirë, Hans Vihter.

“Ndërsa sot në mëngjes zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës Besim Hoti tha në një prononcim për NEWS24 se “Njëra nga tre bllokadat ishte larguar mbrëmë ndërsa kishte informacion se së shpejti do largohen edhe barrikadat në Zubin Poton dhe Zupç.”

Tashmë janë bërë dy javë që kur serbët kanë bllokuar rrugët kryesore në veri të Kosovës, në shenjë proteste ndaj aksionit të Policisë së Kosovës, për të vënë kontroll në pikat kufitare 1 dhe 31 në kufi me Serbinë.
(s.g/balkanWeb)
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›