Kosovë, ministrja Citaku priti ambasadorin e ri të Gjermanisë
PRISHTINË- Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti sot Ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Ernst Reichel, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha sferat, posaçërisht në rrugën e Kosovës drejt integrimit europian.
Ministrja Çitaku uroi Ambasadorin Reichel për detyrën e re dhe theksoi mirënjohjen që Qeveria dhe populli i Kosovës kanë për përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Gjermanisë për të mbështetur Kosovën në të gjitha proceset e rëndësishme. Ministrja gjithashtu, konfirmoi përkushtimin e saj dhe të institucioneve të Kosovës për marrjen e të gjitha hapave të nevojshëm për një reformë të thellë politike, ekonomike dhe shoqërore.
Ambasadori Reichel konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën në procesin e integrimit europian, si dhe plotësimit të të gjitha standardeve të nevojshme për një jetë sa më të mirë për gjithë qytetarët e Kosovës.
(m.a/ata/BalkanWeb)