E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwelle do të dorëhiqet nga posti i kryetarit të partisë

Një javë pas humbjeve masive të Partisë Liberale në zgjedhjet për parlamentet e dy landeve gjermane, kryetari i saj tha se do të japë dorëheqjen.

Guido Westerwelle, gjithësesi tha se nuk do të heqë dorë nga posti i ministrit të Jashtëm. Për dhjetë vjet me radhë Guido Westerwelle ishte kryetar i liberalëve. Por pas humbjeve të mëdha të javëve të fundit dhe një sërë kritikash që kanë kohë që drejtohen ndaj tij, ai deklaroi doreheqjen, një deklaratë e dhënë të dielën përpara shtypit.

Westerwelle ka vizituar së fundmi Kinën dhe në Japoninë dhe aty mësoi se disa anëtarë të partisë sëtij po kërkonin në Gjermani hapur dorëheqjen e tij. Të ashpra qenë sidomos kritikat e politikanëve të rinj të FDP-së, si p.sh. ajo e eurodeputetit Jorgos Kacimarkakis.

Kritikat ndaj kryetarit të partisë u shtuan, sepse pas vlerave negative të mësuara nga anketimet, partia liberale nuk arriti as të hynte në parlamentin e landit Rheinland-Pfalz dhe pësoi humbje të thella në Baden-Wurttemberg.

Pas këtyre zgjedhjeve u bë e qartë që në kongresin e ardhshëm të partisë do të kishte ndryshim në radhët drejtuese të partisë. Por Westerwelle me sa duket nuk donte të priste kaq gjatë dhe deklaroi pa humbur kohë sse do të japë dorëheqjen.

Gjithësesi ai do të vazhdojë të mbajë postin e Ministrit te Puneve te Jashtme dhe të zëvendëskancelarit. Si kandidati më i mundshëm për të pasuar Westerwellen në postin e kryetarit të partisë konsiderohet Philipp Resler, ministri aktual i Shëndetsisë, aktualisht 38-vjeç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›