E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanjahu: Do ta ruajmë paqen me Egjiptin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka deklaruar se Izraeli do të ruaj paqen  prej më se tre dekadash me Egjiptin pasi trazirat në këtë vend detyruan forcat egjiptiane të evakuojnë ambasadën izraelite në Kajro.

Netanjahu tha se sulmi ishte një “incident serioz”, por se do të mund të kishte qenë më i keq, nëse sulmuesit do të kishin depërtuar te stafi i ambasadës.

Gjashtë diplomatë izrealitë ishin bllokuar brenda ambasadës, kur objekti i saj u sulmua nga disa protestues.

Raportohet për qindra të plagosur gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave policore egjiptiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›