E Diel, 1 Nëntor 2026

Al Sadr u kërkon luftëtarëve të ndalojnë sulmet ndaj SHBA-së

Lideri radikal i shiitëve, Moktada al Sadr, ka urdhëruar mbështetësit e tij që të ndalojnë sulmet ndaj Shteteve të Bashkuara deri në tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku që është parashikuar të përfundojë në fund të këtij viti.

Përmes një deklarate, të cilën e citon agjencia e lajmeve AFP, Al Sadr tha se për rimbëkëmbjen e Irakut është e domosdoshme që të ndalen të gjitha operacionet e armatosura rezistente, deri në tërheqjen e plotë të forcave amerikane.

Sipas deklaratës, operacionet ushtarake të luftëtarëve të Sadr-it do të ndalen përfundimisht nëse tërheqja e trupave realizohet deri në ushtarin e fundit amerikan.

Në rast se nuk ndodh kjo, Al Sadr paralajmëroi se sulmet “do të rifillojnë me një energji të shtuar”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›