E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet e vdekur në dhomën e gjumit nëna e tre fëmijëve



Artan CENA
ELBASAN - Një grua 30-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, është gjetur e vdekur në dhomën e gjumit, brenda banesës së saj. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Gramshit. Kanë qenë familjarët ata që e kanë dërguar me urgjencë Mira Kabashin në spital. Por, çdo ndërhyrje ka qenë e kotë, pasi gruaja e re kishte ndërruar jetë. Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit kanë bërë të ditur se, “rreth orëve të para të mëngjesit ka gjetur vdekjen në banesën e saj shtetasja Mira Kabashi, 30 vjeçe, lindur në fashtin Gjyralë, Elbasan dhe banues në Gramsh, e martuar, me tre fëmijë”. Menjëherë është njoftuar policia dhe në banesën ku ndodhi ngjarja ka mbërritur ka mbërritur një grup hetimor. Këta të fundit kanë nisur bërjen e veprimeve të para hetimore dhe deri mbrëmjen e djeshme nuk ishte përcaktuar ende shkaku i vdekjes së 30-vjeçares.
Ngjarja
Vdekja e Mira Kabashit është zbuluar rreth orës 05:00 të mëngjesit të djeshëm. Kanë qenë familjarët e saj ata që e kanë gjetur të pajetë gruan e re në dhomën e gjumit të banesës. Të alarmuar ata e kanë çuar nënën e tre fëmijëve në spital, me qëllim që t’i jepej ndihma e nevojshme që ajo të kthehej në jetë. Por çdo gjë ka qenë e kotë. Sipas mjekëve, 30-vjeçarja kishte ardhur e vdekur. Sipas tyre, ajo kishte ndërruar jetë disa orë më parë. Shkaku i vdekjes së saj nuk është përcaktuar dot. Bluzat e bardha kanë bërë të ditur se nuk janë parë shenja të jashtme që mund të përcaktonin lehtësisht shkakun nga ka ardhur vdekja. Të ndodhur pa një shkak, ata kanë kërkuar dhe ndihmën e policisë dhe të ekspertëve mjekoligjorë. Këta të fundit ende nuk kanë nxjerrë një shkak në lidhje me shkakun e vdekjes.
Hetimet
Të njoftuar nga familjarët, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe uniformat blu. Këta të fundit kanë nisur hetimet dhe kanë marrë dëshmitë e familjarëve. Në bazë të tyre është mësuar se ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje, apo të kishte konsumuar ndonjë lëndë helmuese. Ngjarja e mistershme ka bërë që dhe policia të mos nxitohet që të përcaktojë shkakun e vdekjes së nënës së tre fëmijëve. Nga dëshmitë është mësuar se 30-vjeçarja është gjetur e pajetë në dhomën e gjumit nga familjarët e saj. Burimet nga policia thanë që pritet një raport i plotë i mjekoligjorëve që të zbulohet dhe shkaku i vërtetë i kësaj vdekjeje.

Vrasja e dy shqiptarëve, Prokuroria jep pretencën
AMSTERDAM - Nëntë vite burg ka kërkuar Prokuroria e Amsterdamit për Cedric R., 32 vjeç, pasi akuzohet për ndihmën e dhënë një shqiptari të plagosur gjatë një ngjarjeje ku mbetën të vdekur dy emigrantë të tjerë, po shqiptarë. Vendimi i Prokurorisë është dhënë ditën e djeshme në lidhje me një ngjarje të ndodhur më 12 korrik të vitit të kaluar. Përplasja me armë ku vdiqën shqiptarët ndodhi në Rivierenbuurt në periferi të kryeqytetit të Holandës, Amsterdam. Për pasojë, dy shqiptarët mbetën të vdekur dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, njëri shqiptar dhe tjetri italian. Sipas policisë, ngjarja ndodhi nga përplasja e dy bandave rivale në këtë zonë. Të katër viktimat kanë qenë të armatosur. Policia mbërriti në ndërtesën ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit dhe gjeti njërin prej të plagosurve duke u zvarritur në dysheme para portës, dy të vdekur dhe një të plagosur tjetër brenda. Njëri prej shqiptarëve ishte qëlluar në kokë nga një distancë e afërt dhe tjetri kishte marrë disa plumba në trup. Dëshmitarët okularë treguan për policinë se kishin parë disa afrikanë (për nga ngjyra) që kanë hipur në makinë dhe kanë ikur me shpejtësi direkt pasi janë dëgjuar të shtënat në ndërtesën, që shërbente si azil emigrantësh.

1 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›