Whatsapp më shumë përdorues se Twitter
SHBA - Vetëm disa aplikacione kanë parë suksesin rekord të WhatsApp. Që nga lançimi i saj në vitin 2009, shërbimi është bërë aplikacioni më i përdorur në telefonat inteligjentë. Qindra milionë përdorues dërgojnë mbi 18 miliardë mesazhe në ditë.
Duke folur në një konferencë, shefi ekzekutiv Jan Koum tha se WhatsApp tani ka më shumë përdorues sesa Twitter, e cila ka 200 milionë përdorues aktiv në muaj. Kompania thuhet se ka marrë oferta nga Google në fillim të këtij muaji, megjithatë nuk konfirmohet nisja e bisedimeve të tilla.
WhatsApp përpunon 12 miliardë mesazhe të dërguara dhe 8 miliardë mesazhe të marra çdo ditë, shumë më tepër se çdo shërbim tjetër mesazhesh.
(er.nu/krokodili/BalkanWeb)