Pukë, Meta: Rasti me KQZ dëshmoi se nevojitet ekuilibër i ri politik
PUKE-“Rasti më i fundit i kryeministrit Sali Berisha me KQZ, tregon se vendi ka nevojë për një ekuilibër të ri politik”. Ky ka qenë qëndrimi i kreut të LSI, Ilir Meta gjatë një takimi të zhvilluar me simpatizantë e mbështetës në rrethin e Pukës, njofton kolegu ynë në këtë zonë, Armir Mehaj.
Meta komentoi edhe veprimin e fundit mbi KQZ duke theksuar se “ka qenë veprimi më absurd. Nuk shkohet drejt integrimit duke u bërë karshillëk ndërkombëtarëve.
Meta edhe njëherë nga Puka u ka premtuar të gjithë të parguarve nga puna, rikthim në vende të punës, pas zgjedhjeve të 23 Qershorit me fitoren e së majtës shqiptare.
Më pas kreu i LSI, prezantoi kandidaten e LSI për deputete në Pukë, Sajmira Laçi.
(d.b/BalkanWeb)