E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Pustecit, Këshilli Komunal maqedonizon emrat e fshatrave

KORCE-Pas ndryshimit të emrit të komunës nga liqenas në Pustec, Këshilli Komunal i kësaj njësie të qeverisjes vendore, nuk ka humbur kohë, por ka ndryshuar edhe emrat e 8 fshatrave të saj. Në mbledhjen e rradhës, këshilltarët e djathtë dhe të majtë, në unanimitet ata kanë vendosur që minoritarëve tu kthehen emrat e fshatrave sikurse i kanë pasur deri në vitet 70. Me këtë vendim kthehen toponimet e mëposhtme maqedonase të fshatrave në Komunën e Pustecit:

Zaroshkë - Zrnosko
Lajthizë - Leska
Djellas - Shulin
Gollomboç - Glloboçeni
Kallamas - Tuminec
Goricë e Madhe - Gorna Gorica
Goricë e Vogël - Dolna Gorica

Kryetari i komunës Pustec, Edmond Themelko, tha se nga tani e tutje të gjitha fshatrat në komunën e Pustecit do të quhen me emrat e vjetër maqedonas dhe padrejtësia e shkaktuar nga sistemi komunist është korrigjuar.

Pak muaj më parë mazhoranca dhe opozita në 18 mars 2013 kanë miratuar me konsensus, me plot 120 vota ndryshimin e emrit të Komunës Liqenas, në Pustec.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›