Bumçi siguron zyrtarin e DASH: Qeveria e angazhuar për zgjedhje me standarde
TIRANE - Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi priti në një takim Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore, në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore. Siç bën të ditur zyra e shtypit e MPJ-së, Ministri Bumçi e siguroi zyrtarin amerikan se qeveria Shqiptare është e angazhuar të zhvilloje një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.
Ministri Bumçi evidentoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin që SHBA i ka dhënë proceseve integruese të Shqipërisë. Ai nënvizoi kontributin që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe e siguroi zotin Moore se Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj në krah të Shteteve të Bashkuara në sfidat e përbashkëta.
Nga ana e tij, zyrtari i DASH-it nënvizoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Ai theksoi se megjithë sfidat e shumta me të cilat Shtetet e Bashkuara përballen sot në botë, Ballkani do të vazhdojë të mbetet në fokusin e administratës amerikane për të ruajtur të gjitha ato arritje që janë bërë në drejtim të paqes dhe sigurisë në Ballkan. Në këtë kontekst, Moore theksoi se shpreson për përfundimin me sukses të dialogut Kosovë-Serbi, gjë që do të mundësonte ecjen e tyre përpara drejt integrimeve europiane.
(er.nu/BalkanWeb)