E Shtunë, 31 Tetor 2026

Whithers: Të hiqet imuniteti për të gjithë deputetët

Politikanët duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe të përgjigjen njësoj si qytetarët e tjerë. Këto janë fjalët e thëna nga ambasadori amerikan në Tiranë, John Whithers. Ai ka kërkuar ndryshim të ligjit të imunitetit në mënyrë që edhe politikanët të mbajnë përgjegjësi njësoj si të tjerët para ligjit. “Nuk duhet të ketë më politikanë me imunitet,  dhe duhet të fuqizohen institucionet e drejtësisë, pasi korrupsioni mbetet një problem serioz për vendin që ka ndikimin e tij në ekonomi dhe në thithjen e investimeve të huaja”.

Sipas Whithers korrupsionin e ka dënuar vetëm media pasi organet e drejtësisë nuk kanë bërë asgjë për të dënuar të korruptuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›