E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rrëmbyesi" i aeroplanit turk me probleme mendore

Mediat turke raportuan se pas hetimit që policia i ka bërë një të dyshuari për rrëmbim të aeroplanit, është konstatuar se ai vuan nga sëmundje mendore.

40 vjeçari Jashar Xhuma u përpoq me forcë të hynte në kabinën e pilotit të aeroplanit të kompanisë Turkish Airlines, i cili fluturonte nga Oslo në Stamboll, duke pohuar se ka bombë.

Ai deshte që aeroplani menjëherë të kthehet në Oslo, por u kap nga udhëtarët e tjerë.

Pas aterimit të aeroplanit, ai u arrestua.

Ndërkohë, mediat norvegjeze raportuan se ai kishte jetuar si azilkërkues në veriperëndim të Norvegjisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›