E Shtunë, 31 Tetor 2026

WikiLeaks: SHBA kërkon proces gjyqësor kundër Asanzh

“Ministria e Drejtësisë po e shqyrton dhe po punon për çështjen”, deklaroi Bajden. “Nëse ai ka komplotuar me një ushtarak të Shteteve të Bashkuara për të siguruar këto dokumente sekrete, kjo është një punë krejtësisht e ndryshme nga ajo e një gazetari të cilit ia dorëzon.

Ligji amerikan kundër spiunazhit, i vitit 1917, nuk përfshin këto lloj rastesh, sepse duhet të vërtetohet që faqja e internetit WikiLeaks, që publikoi mijëra telegrame diplomatike amerikane, nuk është një media tradicionale.

Prokurorët e Ministrisë amerikane po punojnë mbi një bazë tjetër juridike. Ata po përpiqen të mbledhin prova se themeluesi i faqes së shumëpërfolur “ka komplotuar”, sipas fjalëve të zëvendëspresidentit, duke inkurajuar ose edhe duke ndihmuar ushtarakun amerikan Bredli Mening, i dyshuar për dhënien e mijëra dokumenteve faqes së internetit.

Akuzimi për komplot do t’i bënte të mundur  administratës amerikane të fajësonte Asanzhin për cenim të sigurisë kombëtare, duke justifikuar në të njëjtën kohë se mediat tradicionale mbeten të mbuluara për shkak të lirisë së të shprehurit që mbrohet me kushtetutë.

“Ky njeri ka bërë gjëra që kanë dëmtuar dhe vënë në rrezik jetën dhe profesionin e disa personave në botë. Ai i ka bërë më të vështira marrëdhëniet tona me aleatët dhe miqtë tanë”, theksoi Xho Bajden. Si masë parandaluese për rrjedhje të tjera, bashkëbiseduesit e zëvendëspresidentit preferojnë tani e tutje të takohen me të kokë më kokë në vend që të rrethohen nga bashkëpunëtorë.

                                                                                             2010-12-19 16:48
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›