Tadic con 55 emisarënë gjithë botën, përmosnjohjen e Kosovës
BEOGRAD- Presidenti serb Boris Tadiç ka dërguar 55 nga emisarët e tij personal në vende të ndryshme të botës, për ti kërkuar që të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. Lajmi raportohet nga e përditshmja e Beogradit, Veçernje Novosti, sipas së cilës, kjo fushatë diplomatike po jep që tani frytet e saj.
Përmes një letre, që të dërguarit e tij, ambasadorë apo diplomatë i japin përfaqësuesve të këtyre vendeve, Tadiç shpjegon qendrimin e Beogradit pas shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe i bën thirrje që këto shtete të mos ndryshojnë pozicionin e tyre ndaj Kosovës.
Kjo “shuttle diplomaci”, siç e quajnë mediat serbe ka dhënë rezultate, pasi që nga shpallja e mendimit të GJND-së, asnjë shtet i ri nuk e ka njohur Kosovën, edhe pse në ditët pas vendimit, autoritetet në Prishtinë paralajmëruan një valë të re njohjesh. Mësohet se letra është dërguar në 5 vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në shtetet e Karaibeve, vendet e Amerikës Qendrore, një pjesë të bllokut të Painkuadruarve, dhe të vendeve të ish-kolonive franceze dhe britanike, të cilave fuqitë e mëdha po i sugjerojnë që ta njohin shtetin e Kosovës.
(m.a/News24/BalkanWeb)