E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet në Kolegjin Zgjedhor kërkesa e PD-së

04-09-2011 / Gazeta 55

KQZ nuk siguron 5 vota “pro” për të shpallur vetë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në komunën Shalë

Zgjedhjet në Komunën Shalë të Shkodrës do të vazhdojnë të zgjasin pritjen për një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve të 8 Majit. Partia Demokratike nuk mori dot 5 vota pro nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për kërkesën për pavlefshmëri të zgjedhjeve për këtë komunë. PD pretendon se disa zgjedhës nuk janë lejuar të votojnë në një qendër votimi. Nga ana tjetër, Partia Socialiste është shprehur se nuk ka prova për shkelje, ndaj dhe kërkesa e demokratëve është e pavlefshme.
Pas kësaj, Partia Demokratike do ta ankimojë çështjen në Kolegjin Zgjedhor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votoi dje me 4 vota pro dhe 2 kundër, kërkesën e PD-së, e cila e konsideron të pavlefshëm votimin në komunën Shalë, të Qarkut të Shkodrës.
Sipas kërkesës së përfaqësuesve të PD-së, në zgjedhjet e fundit më 21 gusht në qendrën 0119, kishin votuar dy banorë të komunës që nuk ishin në listën e zgjedhësve por që kishin marrë pjesë në votim me vendim Gjykate.     
Ndërsa përfaqësuesit e opozitës në Komision, e kundërshtuan këtë pretendim, me arsyetimin që banorët kanë votuar në bazë të vendimit, të institucioneve të drejtësisë.
Në këto kushte, kërkesa e komisionerëve të djathtë nuk mori  fuqi vepruese, pasi votimi kërkon 5 vota të anëtarëve të KQZ-së.
Partia Demokratike paraqiti pranë Kolegjit, kërkesën ankimore për pavlefshmëri në komunën Shalë, ku pas numërimit të votave në KQZ, kandidati i PS-së u shpall fitues me 2 vota më shumë se ai i i së djathtës.
Ndërsa mbetet ende i pambyllur rezultati zgjedhor për komunën e Shalës, Partia Demokratike pritet ta rikthejë në fillim të javës së ardhshme, ankimin e saj në Kolegjin Zgjedhor.
Në zgjedhjet e zhvilluara në 21 gusht në komunën Shalë, Partia Socialiste arriti që të fitonte me kandidatin e saj Balë Vuksani me 644 vota, kundrejt 642 votave të Dedë Tonaj nga koalicioni i djathtë.
Me përfundimin e ankimimit për këtë zonë, pritet që KQZ-ja, të shpallë edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 8 majit në vend.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›