E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks: Meta, në ministrinë e Jashtme me qëllim përfitimet personale

TIRANË- Ardhja e Ilir Metës në postin e ministrit të Jashtëm do të sjellë në këtë ministri një performancë krejt tjetër nga ajo e ish-ministrit, Lulëzim Basha. Vetëm se Meta është më i përqendruar te përfitimet e tij personale në çdo hap të karrierës. Këto janë mendimet e ambasadorit amerikan Xhon Withers në një kabllogram të dërguar më 24 shtator 2009 në Departamentin e Shtetit. Sipas këndvështrimit amerikan, Meta do të ketë një kontrast të mprehtë në stil dhe substancë krahasuar me Lulzim Bashën. Meta përshkruhet në këtë kabllogram si një njeri luftarak, gjë të cilën e demonstroi edhe në parlament kur pati një konfrontim fizik me diplomacinë shqiptare. Ambasada amerikane i shikon ato si një mundësi për të rindërtuar të mirat personale që sjell politika përfshi ato të LSI me shpresën që një ditë do të mund të jetë përsëri kryeministër. “Disa prej kontakteve të ambasadës ndjehen komod që kjo ministri po drejtohet nga Meta i cili është mbi mesataren e mundshme për të performuar pasi Lulzim Basha shikohej gjerësisht si një menaxher i dobët”, - thekson kabllogrami. Nuk mbetet jashtë analizës bashkëpunimi Berisha-Meta ku thuhet se “pavarësisht garancive të dhëna nga Meta dhe Berisha se ata do të punojnë së bashku në grup, tensionet dhe konfliktet janë të paevitueshme. Ndërsa Lulzim Basha ishte një besnik i PD, shërbëtor i kryeministrit, Meta vjen në Ministrinë e Jashtme me një axhendë të tijën duke qenë më shumë i pavarur në krahasim më Bashën. Meta mbase nuk do të hezitojë t’u thotë partnerëve ndërkombëtarë kur dhe si ai nuk do të bjerë dakord me kryeministrin.
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›