E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Krujë, policia arreston dy të dyshuar

KRUJË- Policia e Krujës ka ndaluar sot dy persona, të cilët dyshohen se janë autor të vrasjes së një 40-vjecari mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë lokale, personat e arrestuar janë shtetasit Anton dhe Llesh Krosi, të dyshuar si autor të vrasjes së të afërmit të tyre, Viktor Krosi, ngjarje kjo që ndodhi mbrëmë vonë në fshatin Bushnesh të Krujës.

Viktima po udhëtonte me karrocë, ndërsa u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Dy të arrestuarit po u nënshtrohen procedurave hetimore për të zbardhur vrasjen.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›