E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks: SHBA: Berisha refuzoi shkarkimin e Sefgjinit

TIRANE- Mes dokumenteve të publikuara nga Wikileaks është dhe letra që Ambasadori Withers i dërgon DASH ku tregon për refuzimin e kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin nga detyra të Arben Sefgjinit i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.

Withers në raportimin që mban datën 13 maj 2008 informon se “Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve Arben Sefgjini u akuzua zyrtarisht nga prokuroria për rrëmbim torturim me pasoja të rënda, në kohën kur ka qenë drejtor i Shërbimit informativ Kombëtar, i degës së Tiranës në mes të viteve 90. Sefgjini është nën arrest shtëpie. Në një kohë kur fokusi kombëtar dhe ndërkombëtare është në sistemin ligjor shqiptar, pas Gërdecit, ky rast është në kontrast me luftën e shpallur nga kryeministri Berisha ndaj krimit dhe korrupsionit”, thuhet në raportimin e Ambasadorit Withers.

Përpara reformimit, SHISH ishte një instrument që përdorej nga qeveria për të shtypur kundërshtarët. Sefgjini ishte një ndër drejtuesit kryesor në këtë grup dhe një ndër më të fuqishmit në Tiranë. Emërimi i tij në një post të lartë në qeveri ka tërhequr vëmendjen dhe kritikat e opozitës.

Në komentin e Ambasadorit thuhet se “refuzimi i kryeministrit për të pezulluar Sefgjinin, sic kërkohet nga ligji i shërbimit civil në Shqipëri është një vendim i diskutueshëm politik në klimën e tanishme ku vëmendja është përqëndruar në zbatimin e ligjit dhe të luftës kundër korrupsionit. Ky rast dhe debati i vazhdueshëm parlamentar mbi heqjen e imunitetit për ish ministrin e Mbrotjes Fatmir Mediu janë provat kyce të vullnetit të qeverisë për të zbatuar ligjin në mënyrë të paanshme edhe ndaj atyre që janë afër elitës politike. Puna e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të siguruar arrestimin e Sefgjinit në këtë rast është një hap pozitiv nga një institucion i pavarur. “
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›