E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks Tadic-Thaci takime sekrete


Në të paktën dy raste, në kabllogramet drejtuar Departamentit amerikan të Shtetit, shkruhet se kryeministri Hashim Thaci është takuar me presidentin serb Boris Tadic.

Përvec prapaskenave në politikën e brendshme që zbulon Wikileaks në dhjetëra kabllograme të publikuara, ekzistojnë dhe dy të dërguara prej ambasadës amerikane në Athinë dhe misionit amerikan në Kombet e Bashkuara.

Aty citohet presidenti Tadic të ketë folur mbi takimet e tij me Thacin.

Një kabllogram i ambasadës në Athinë i vitit 2006 shkruan se Tadic ka thënë që është takuar shkurt me Hashim Thacin përpara takimit të Internacionales Socialiste dhe se që të dy sipas tij, kishin rënë dakord që kontaktet direkte mes Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës do të ishin të dobishme.

Ndërsa në kabllogramin e misionit amerikan WikileaksBerisha fshehu projektligjin Wikileaks, Dell evitoi përplasjen ROSU-EULEX Prokuroria verifikon Wikileaks në OKB, i janarit të vitit 2008, thuhet se Tadic ka deklaruar që në Nju Jork kishte takuar Hashim Thacin dhe se do të takohej sërish me të, në përpjekje për të arritur një kompromis për statusin, teksa ankohej se premtimet për pavarësi i kishin bërë shqiptarët jobashkëpunues.

Ndërkohë që nëse i referohemi kabllogrameve të lobimit anti-pavarësi pas 2008-ës, gjuha e diplomacisë serbe merr të tjera nota.

Një kabllogram i vitit 2010 tregon mbi vizitën e ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremic në Austri, ku ai kërkon qartë një zgjidhje sa për të shpëtuar imazhin e Serbisë, teksa kërcënohet nga ministri i Jashtëm austriak se një konflikt mbi Kosovën do të dëmtonte aspiratat e Serbisë për në BE.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Pacolli, tjetër turne në Afrikë
Numri dy i qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka nisur sot një tjetër turne lobimi në kontinentin e Afrikës. Vulat, më 16 shtator implementimi i paktit
Qeveria e Kosovës ka vendosur që më 16 shtator të nisë implementimi i marrëveshjes me Serbinë për vulat doganore. Gjermania: Veprimet në veri, të koordinuara
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Ernst Reichel ka deklaruar se vendi i tij mbështet përpjekjet e institucioneve kosovare për të shtrirë autoritetin në veri, por vetëm nëse ato bëhen në koordinim me misionet ndërkombëtare. Rasmussen: Jo ndarjes së Kosovës
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka hedhur poshtë idenë e ndarjes së Kosovës. Frattini: Kosovë-Serbi të zbatojnë paktet
Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini ka deklaruar se është e rëndësishme që Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialogun teknik.

Lajmet kryesore

Kriza, shefat e diplomacive në Tiranë
Javën e ardhshme vijnë Frattini dhe Lambrinidis
Shqiptarët, diskriminim me pensionet
Arvizu: Askush nuk është mbi ligjin
Bregu: 12 prioritetet, test për politikën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›