E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policia bashkiake në Sauk, prish shtesat pa leje

TIRANE- Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik të Tiranës, nisi sot prishjen e disa shtesave pa leje në zonën e Saukut. 

Policia Bashkiake pasi konstatoi ndërtimet pa leje, ka bërë bllokimin e tyre, ka dorëzuar akt-kontrollin, duke njoftuar subjektin përkatës.

Drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, deklaroi për mediat se aksionet po vijojnë me ritëm të shtuar në të gjithë territorin e kryeqytetit. Sipas tij, deri tani janë evidentuar mbi 200 ndërtime pa leje në kryeqytet, për të cilat është kërkuar bllokimi i tyre, ndërsa deri më sot janë ndërmarrë aksione për prishjen e mbi 20 ndërtimeve të jashtëligjshme.
(s.g/atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›