Wikileaks dalin sekretet e reja

Ky koleksion gjigant e teper delikat te dhenash ofron nje mundesi te paprecedente per te mesuar kuliset e ujdive neper ambasada mendimet e verteta amerikane mbi lideret boterore apo vleresimet reale te kercenimeve terroriste e atyre berthamore.
Wikileaks e sulmuar nga hakerat nje dite me pare ka hedhur ne internet vetem 200 nga mbi 250.000 mesazhet qe thote se disponon. Megjithate te dhenat e plota i jane kaluar 5 prej gazetave me te medha e prestigjoze te globit nder to lsquoNew York Times lsquoThe Guardian e Le Monde. Mesazhet diplomatike jane si kontemporane ashtu edhe me te hershme. Te fundit prej tyre te derguara ne shkurt te ketij viti hedhin drite mbi marreveshjet e administrates Obama ne ceshtje krizash e konfliktesh. Te dhenat qe kercenojne ti katapultojne Shtetet e Bashkuara ne nje krize globale diplomatike tregojne sesi lideret arabe kane insistuar ne menyre te fshehte per nje sulm ajror mbi republiken islamike te Iranit. Sesi zyrtare amerikane jane instruktuar nga vete shefja e diplomacise amerikane Hilari Klinton te spiunojne lidershipin e Kombeve te Bashkuara. Vleresimet qe jepen per udheheqes te ndryshem boterore.
Silvio Berluskoni pershkruhet nga nje diplomat i larte amerikan si njeri i papergjegjshem nje vanitoz i padobishem e jo-efikas ndersa permendet edhe miqesia e tij e ngushte me Vladimir Putin qe ne dokument etiketohet si super-qeni.
Nikolas Sarkozi dyshues e autoritar Angela Merkel cilesohet nje njeri qe druhet te rrezikoje e perpos kesaj vuan dhe nga mungesa e fantazise. Presidenti afgan Hamid Karzai eshte tmerresisht i dobet si lider thuhet ne dokumente Dimitri Medvedev eshte Robini ne filmin ku rolin e Batmanit e interpreton Putin ndersa njeri prej mesazheve veren sesi kolonel Gadafi udheton gjithmone me nje bjonde te beshme ukrainase.
Perpos ketij veshtrimi pa doreza mbi disa prej udheheqesve boterore informacionet sekrete qe aktualisht nuk jane me te tilla permbajne edhe te dhena mbi perpjekjet iraniane per te pershtatur per perdorim raketa koreano-veriore me rreze te gjate veprimi. Pazaret per zbrasjen e kampit te Guantanamos nga te burgosurit perfshire ketu edhe kerkesen e bere haptazi diplomateve sllovene qe ne kembim te nje takimi me presidentin amerikan Barak Obama te pranonin ne vendin e tyre nje te burgosur.
Gjermania po keshtu u paralajmerua ne 2007-ten te mos nxirrte mandate-arreste per oficeret e CIA-s te perfshire ne rrembimin e nje qytetari te pafajshem gjerman te dyshuar gjoja per terrorizem historia e te cilit kaloi edhe neper shqiperi. Lidhjet e supozuara mes qeverise ruse dhe krimit te organizuar. Nje bisede te presidentit Jemenit me gjeneralin David Petraeus mbi sulmet ndaj bazave te Al Kaedes ne vend ku kreu i shtetit premton ne do te vazhdojme te themi se bombat jane tonat jo tuajat. Apo edhe ngurrimin e amerikaneve per te ndaluar furnizimin e Hezbollahut ne Liban me arme nga Siria kur nga ana tjeter me fjale e denonin ashper nje akt te tille. Washingtoni e kritikoi ashper publikimin e mesazheve duke e cilesuar nje akt papergjegjshmerie qe ve jete njerezish ne rrezik. Kongresmeni republican Peter King anetar i Komitetit te Sigurise kombetare ne Dhomen e Perfaqesuesve shkoi edhe me tej duke kerkuar qe Wikileaks te shpallet organizate terroriste.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes deklaroi nga ana tjeter se po forcon sistemin e sigurise se kompjuterave te tij per te shmangur rrjedhje te tjera informacioni ne te ardhmen. Deri tani askush nuk eshte akuzuar konkretisht per kalimin e informacioneve sekrete website-t te Julian Assange por dyshimet kryesore bien mbi ushtarin amerikan Bradley Manning te arrestuar ne Irak ne muajin qershor e te paditur per nje rrjedhje te mehershme informacioni tek kjo organizate. Kjo eshte e treta here qe Wikileaks hedh online dokumente sekrete te Shteteve te Bashkuara pas publikimit te mijera dosjeve mbi luften e Afganistanit dhe ate te Irakut qe perfshinin nder te tjera pretendime per torturim dhe vdekjet e papermendura te 15.000 civileve irakiane.