E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqja londineze Onasis vrau Robert Kenedin

Fondacioni i bamiresise se miliarderit hedh poshte pretendimin

Nje shfaqje e re ne te cilen thuhet se Aristotel Onansis eshte njeriu qe qendron pas vrasjes se vellait te Presidentit te ndjere amerikan Kenedi edhe ai i vrare ka shkaktuar reagim te ashper nga ana e fondacionit Onasis. Ne nje dramatizim te fundit te historise se dashurise se Onasisit me Maria Kalasin dhe Zhaklin Kenedin sugjerohet se Onasis armatori i famshem dhe shume i pasur grek urdheroi vrasjen e Robert Kenedit per ti celur udhe marteses se tij me vejushen e Presidentit te ndjere martese qe ne fakt u realizua. Robert ishte nje nga kundershtaret me te zjarrte te rimarteses se ish-kunates se tij. Shfaqja bazohet ne nje liber te shkruar ne vitin 2005 nga Peter Evans. Vete Onasis vdiq ne vitin 1975 dhe fondi i bamiresise qe ai themeloi leshoi menjehere nje deklarate ne mbrojtje te reputacionit te armatorit miliarder grek. Ne te thuhet se fondacioni edhe pse nuk deshiron qe te komentoje ne lidhje me kete pjese teatrale te sajuar deshiron qe te deklaroje se libri ne te cilin eshte bazuar edhe pjesa teatrale nuk bazohet ne fakte te ndodhura vertet. Libri i Evans nuk eshte i bazuar ne kerkime serioze por bazohet ne thashetheme te cilat qarkullonin per Onasisin. Nuk eshte nje koincidence qe libri eshte botuar shume vite pas vdekjes se Onasisit si dhe vdekjes se pjeses me te madhe te deshmitareve qe citohen ne kete liber thuhet me tej ne deklaraten e fondacionit Onasis. Kreret e fondacionit shpresojne se media nuk do te riprodhoje shkrime qe prekin kujtimin e Aristotel Onasisit. Shfaqja celi siparin e saj ne Londer dhe eshte pritur me interes nga publiku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›