E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piramida Parlament Shaka e hidhur e qeverise

Vendim i papritur

Ditet e fundit shumica parlamentare mori nje vendim absurd ajo vendosi te ndertohet kompleksi i ri parlamentar atje ku eshte sot Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori ose sic quhet ndryshe Piramida.

Vendimi ishte si nje rrufe ne qiell te hapur per Parlamentin e per opinionin publik. Projekti hyri papritur ne Kuvend atehere kur deputetet ishin te impenjuar me debatin per heqjen ose jo te mandatit te deputetit socialist Beqja. Keto jane momente kur mund te behen pune te pista domethene pa transparence dhe pa kohen e nevojshme per te diskutuar rreth propozimit qe eshte bere.

Situata behet me e rende dhe me e dyshimte per faktin se tashme ka nje projekt zyrtar te ndertimit te kompleksit te ri parlamentar te miratuar pas nje konkursi nderkombetar. Me kete pune pra me konkursin eshte marre mazhoranca e sotme parlamentare e drejtuar nga Berisha e Topalli perkatesisht njera kryetare dhe tjetri anetar i komisionit shteteror per zbatimin e vendimit te Parlamentit te muajit prill te vitit 2005 per ngritjen e kompleksit te ri parlamentar.

Parlamenti injoron Parlamentin

Me 14 prill te vitit 2005 pak dite para shperndarjes se Parlamentit per arsye te zgjedhjeve te reja parlamentare qe do te zhvilloheshin se shpejti Parlamenti mori nje vendim te vecante Te ngrihet
kompleksi i ri parlamentar ne sherbim te aktivitetit te Kuvendit te Republikes se Shqiperise.
Parlamenti vendosi qe kjo pune te perfundoje per nje periudhe kohore prej pese vjetesh Pika 3 e vendimit Kompleksi i ri parlamentar ndertohet per nje periudhe deri ne pese vjet nga data e hyrjes ne fuqi te ketij vendimi.

Per te ardhur deri ne kete vendim ishin dashur plot kater vjet pune parapergatitore qe kishte filluar ne vitin 2001. Kuvendi kishte nevoje per nje zgjidhje radikale teresore te ambienteve te punes dhe te jetes se tij ne kushtet kur aktiviteti i tij ne shoqerine demokratike eshte i rendesishem dhe i perditshem. Duhej pra nje zgjidhje e re teresore e problemit te mjediseve te punes dhe te jetes se deputeteve.

Per kete u desh te behej nje pune kolosale teknike juridike institucionale etj. ku u angazhuan me dhjetera specialiste nga me te miret e vendit tone ne fushat perkatese. U hartua se pari detyra e projektimit si dokumenti baze i cdo pune te tille. U vune ne levizje nga ana tjeter Bashkia e Tiranes si njesia vendore ku do te ngrihej Parlamenti i ri si dhe Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes i cili miratoi dokumentet perkatese dhe sheshin e ndertimit per objektin e ri.

Si rezultat i debateve teknike arkitektonike historike kulturore juridike etj. u arrit ne perfundimin se kompleksi i ri parlamentar duhet te ngrihej ne vendin ku sot ndodhen zyrat e Parlamentit pra atje ku eshte ndertesa e ish-Komitetit Qendror. Salla e seancave plenare nga grupi i detyres se projektimit dhe nga KRRTRSH-ja u la me tre variante ku firma projektuese do te kishte liri te plote per te zgjedhur vendin e ndertimit te salles sipas idese se saj. Ne ndertesen ku sot jane zyrat e deputeteve do te kishte edhe hotel per ta. Poshte salles se seancave plenare do te ndertohej parking per te zgjidhur largimin e makinave te deputeteve nga bulevardi kryesor i Tiranes. Vila qe sot perdoret nga Kryeministri do te perdorej nga Parlamenti si pjese perberese e kompleksit te tij. Gjithcka pra ishte menduar dhe vendosur pas debateve te shumta teknike si ska me mire nga institucionet perkatese. Dhe per te bere te gjithe kete pune qe coi ne vendimin e miratuar nga Parlamenti ne muajin prill 2005 u deshen plot kater vjet kohe e perpjekje. Kjo pune ishte kryer me transparence te plote me te gjithe aktoret politike dhe teknike te vendit duke perfshire ketu edhe opoziten e asaj kohe Partine Demokratike. Drejtuesit e saj informoheshin periodikisht per punen e bere dhe vendimet e miratuara.

Konkursi per projekt-idene e kompleksit te ri parlamentar shenoi nje ngjarje te vecante ne fushen e arkitektures shqiptare. Kjo pune i takoi te behej nga drejtuesit e rinj te Parlamentit nen drejtimin e Topallit te cilet per dy vjet rresht punuan per zbatimin e Vendimit te lartpermendur pa bere asnjehere ndonje verejtje per te.

Ne konkurs moren pjese shume kompani serioze nga vende te ndryshme te botes. Studio arkitekture nga me te njohurat ne bote paraqiten idete e tyre ne konkurs. Ne jurine e tij te dominuar nga te huajt kishte personalitete te shquara te arkitektures nderkombetare. Kjo ishte nje pervoje e re jo vetem per arkitekturen shqiptare por edhe per fusha te tjera te jetes e te veprimtarise ne vendin tone. Nga ky konkurs ashtu sic ishte vendosur me pare u shpallen tre studio fituese perkatesisht me cmim te pare te dyte dhe te trete. Ato moren shperblimin perkates dhe i dorezuan punet e tyre ne Parlamentin shqiptar. Te kujtojme se puna e derisotme parapergatitore nentevjecare e bere ne kete drejtim ka kushtuar rreth nje milion euro nga taksat e shqiptareve per ato pune te domosdoshme qe thame me lart.

Por ja qe nuk ishte e thene te vazhdohej puna me tej. Shenjat e para per braktisjen e saj u dhane kur qeveria shkurtoi buxhetin per infrastrukturen e vendit dhe nderkohe miratoi nje buxhet shtese per rregullimin e salles se vjeter te seancave plenare prej me shume se 700 milione leke te vjetra. Kjo ishte nje ngjarje e trishtueshme sepse tregonte se Kryetarja e Parlamentit dhe komisioni shteteror i ngritur sipas vendimit te Parlamentit te vitit 2005 kishin hequr dore perfundimisht nga ky vendim dhe kishin vendosur te lyenin me boje te re stallen e vjeter te Kuvendit qe u ka lene trashegim regjimi qe ata e shajne cdo dite e cdo ore.

Synimet e mbrapshta te vendimit te fundit

Po cilat jane synimet e verteta te kesaj nisme te re te mazhorances parlamentare Duket se ato jane tre dhe tashme lehtesisht te lexueshme. Se pari mazhoranca e sotme kerkon te beje demagogji per ngritjen e kompleksit parlamentar sepse ajo deshtoi ne kete fushe. Ne kohen kur duhet te pritej shiriti i kompleksit parlamentar sipas vendimit te Parlamentit te vitit 2005 ai duhej te realizohej gjate pese viteve 2005ndash2010 ne mungese te tij tani serviret vetem ideja e nje kompleksi te ri parlamentar. Eumlshte njelloj si te thuash qe meqe nuk ndertuam dot rrugen tridhjete km nga Fieri ne Vlore po ndertojme rrugen e re nga Tirana ne Elbasan. A nuk e ka permendur me dhjetera here kete rruge hipotetike Kryeministri Berisha

Se dyti me ane te ketij vendimi vertet qe nuk do te ndertohet Parlamenti i ri te piramida sepse kjo eshte e pamundur te behet per dy vjet kohe aq sa ka mbetur deri ne 100ndashvjetorin e shpalljes se pavaresise kur kjo pune nuk u krye per 9 vjet te shkuara por gjate dy vjeteve te ardhshme eshte plotesisht e mundur qe te shkaterrohet piramida si e tille. Keshtu arrihet te luftohet komunizmi duke shkaterruar nje veper arkitekturore te kohes se komunizmit. A nuk e kemi mbuluar edhe fasaden e Muzeut Kombetar me nje lecke me mbishkrimin nen kujdesin e Kryeministrit gjoja ne perkujtim te pervjetorit te Nene Terezes Fushatat elektorale po afrojne dhe meqe politika aktuale ne pushtet nuk ka se cfare tu ofroje tjeter shqiptareve po u ofron luften kunder komunizmit ne formen e shkaterrimit te veprave te ndertuara ne ate kohe.

Kjo eshte logjika e mbrapshte e prolet-kultit kultures proletare te kohes se Leninit te sjelle nga pushtetaret tane ne ditet e sotme qe kerkonte te shkaterroheshin te gjitha veprat artistike te krijuara para revolucionit te tetorit. Edhe te ne tani po zhvillohet fushata e demo-kultit domethene e kultures qe fillon vetem atehere kur erdhen ne pushtet demokratet e Berishes e te Xhozefines.

Se treti duke shkaterruar piramiden gjasme se do bejme Parlamentin e ri i vihet fshesa nje medie te fuqishme te pavarur sic eshte Top Media. Ka kohe qe pushteti i eshte sjelle rrotull e rrotull ketij synimi dhe tani duket se po e realizon ate me duar te pastra pa pasur frike se po e akuzojne se po sulmon mediat e pavarura. Duke u prishur piramida prishet edhe Top Media ose detyrohet te marre arratine ne kerkim te mjediseve te tjera ne periferi te Tiranes. Madje ky synim ka mundesi te jete i pari per nga rendesia per ideatoret e ketij vendimi tragjikomik.

Publiku dhe specialistet

Ne keto rrethana Kryetarja e Parlamentit dhe kryetari i mazhorances se sotme duhet ti shpjegojne publikut disa ceshtje qe ngrihen natyrshem ne kete rast. Ceshtja e pare eshte ajo se perse u hoq dore nga vendimi i meparshem i Parlamentit ai i vitit 2005 per ngritjen e kompleksit parlamentar ne mjediset e sotme te ishndashKomitetit Qendror atje ku jane sot zyrat e deputeteve Perse nuk u vazhdua me realizimin e projektit qe u shpall fitues nga vete kjo mazhorance dhe qe u pagua bashke me dy projektet e tjera te vleresuara si me te mirat Perse nuk u be anulimi i vendimit te Parlamentit te vitit 2005 qe percakton se ku duhet te ngrihet Parlamenti i ri ne momentin kur u mor vendimi i ri i para dy diteve Kush jane specialistet inxhiniere arkitekte konstruktore etj. qe e kane dhene kete ide dhe pse nuk kane folur ata deri tani per publikun

Duket se ketyre pyetjeve nuk ka kush tu jape pergjigje. Specialistet nuk jane pyetur dhe nuk jane degjuar. Madje ata neper media po shprehen te habitur me keto vendime te papritura te Parlamentit. Ne pergatitjen e dokumentacionit te kompleksit parlamentar qe ishte planifikuar te ndertohej te godina e Komitetit Qendror ishin angazhuar dhjetera specialiste nga me te miret e vendit tone. Ata punuan me perkushtim per te bere nje pune serioze ashtu sic i ka hije institucionit te larte te vendit. Ata punuan plot kater vjet per kete qellim para se te merrej vendimi ne Kuvendin e Shqiperise. Vendimi i Kuvendit ishte vetem akti i fundit politik i kesaj ndermarrjeje profesionale teper te madhe. Ndersa tani me kete vendim te fundit politika flet para e pastaj thirren specialistet per te vene politiken ne plan te pare.

Dhe ata do te vijne sepse ketu jane. Por ata do te vijne vetem per te kundershtuar kete marrezi te fundit te mazhorances parlamentare. Pa folur per miliona euro te shpenzuara nga parate e taksapaguesve shqiptare per kthimin e piramides ne teater komik sipas vendimit te meparshem te kesaj qeverie.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›